U arrestuan për ryshfet/ Gjykata liron 6 kontrollorët në portin e Durrësit, do hetohen të lirë

U arrestuan për ryshfet/ Gjykata liron 6 kontrollorët në portin e Durrësit, do hetohen të lirë

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka liruar nga qelia gjashtë policët e portit, të cilët u arrestuan tre ditë më parë me akuzën e korrupsionit. Greta Batusha do të hetohet në masën arrest shtëpie, ndërsa pesë të tjerët, Durim Zeka, Arjan Gjyzeli, Dorina Doganaj, Gëzim Çaça dhe Juliana Kurrajn në detyrim paraqitje.

Gjashtë kontrollorët e policisë kufitare u arrestuan në sajë të një hetimi të nisur që në vitin 2018, kryer nga Shërbimi për Cështje të Brendshme dhe Ankesat dhe Prokuroria e Durrësit. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme, policët kufitarë në sajë të vlerave monetare, bënin kalimin e paligjshëm të personave me probleme që e kishin të ndaluar udhëtimin në zonën "Shengen".

 Ata u arrestuan në kushtet e flagrancën, ku ju gjetën me vete edhe para, në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundraligjshme dhe korruptive gjatë ushtrimit të detyrës.

VENDIMI I PLOTE I GJYKATES SE DURRESIT
Te pranojë kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës,të datës 04.03.2019.
1.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “arrestit në shtëpi” të shtetases Greta Batusha, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259  të Kodit Penal. Ajo duhet të qëndrojë në banesën e saj dhe nuk mund të largohet prej saj pa lejen e prokurorit.Zbatimi i kësaj mase duhet të kryhet nga oficeri i policisë gjyqësore përkatës në këtë çështje.

2.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetasit Durim Zeka, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259  të Kodit Penal.Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00. Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

3.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetasit Arjan Gjyzeli, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259  të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00. Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

4.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetases Dorina Doganaj, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259  të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00. Urdhërohet lirimi i saj i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

5.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetasit Gëzim Çaça, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259  të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00. Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

6.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetases Juliana Kurraj, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259  të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00. Urdhërohet lirimi i saj i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Presidenti gjerman Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja më 23 shkurt

Gjermani/ Presidenti gjerman Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja më 23 shkurt