U arrestuan për ryshfet, ja si ranë në ‘kurthin’ e Prokurorisë së Tiranës 2 efektivët e forcave ‘Shqiponja’

U arrestuan për ryshfet, ja si ranë në ‘kurthin’ e Prokurorisë së Tiranës 2 efektivët e forcave ‘Shqiponja’

Foto ilustruese

Prokuroria e Tiranës ka monitoruar të gjithë arrestimin e dy efektivëve të forcave ‘Shqiponja’ ditën e djeshme për ryshfet.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha u monitoruan nga Prokuroria e Tiranës me metoda speciale hetimi.

Nga ana e kësaj strukture, me autorizim të prokurorit dhe vendim Gjykate, janë mbikëqyrur në ambiente publike dhe janë mbajtur raporte shërbimi të shoqëruara me metoda speciale të hetimit, për monitorimin e veprimtarisë së patrullave të Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vende të caktuara ku edhe janë pikasur raste abuzimi me detyrën.

Kujtojmë se dy efektivët janë arrestuar ditën e djeshme nga AMP pasi u kapën duke marrë ryshfet 100 euro. Gjatë kontrollit iu sekuestruan 1420 euro  nga korrupsioni.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot