Report Tv zbulon fotot e të arrestuarve që u vunë në pranga gjatë një operacioni të realizuar tre ditë më parë nga Policia e Shtetit dhe RENEA në Elbasan dhe në Tiranë. Policia arrestoi 6 persona mes të cilëve edhe miku i Shullazit, Klajdi Gjeçi i cili ishte dhe personi i cili drejtonte këtë rrjet.

Bashkë me të është janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtorë të grupit të Çapjave, Agron Qafa dhe Lavdosh Demaj. Ky i fundit mbante edhe postin e kryetarit të Grupseksionit të Partisë Demokratike në Elbasan.

Të arrestuar në këtë operacion ishin edhe Klaudjo Trungu, Skënder Pëllumbi e Lorencio Gjini. Ndërkohë që u vunë nën hetim në gjendje të lirë, i riu A. LL dhe dy vajza me iniciale O. O dhe A. F.

Gjatë operacionit policia sekuestroi edhe 550 g kokainë.

Grupi i drejtuar nga Gjeçi shpërndante drogë në lagjet kryesore në Tirane, përfshirë Tiranën e Re, Stadiumin Dinamo dhe zonën e Bllokut.