U bë për spital pas golit të Messit, Maradona jep mesazhin që e prisnin të gjithë fansat

U bë për spital pas golit të Messit, Maradona jep mesazhin që e prisnin të gjithë fansat

Maradona duke festuar golin e Messit

Legjenda e futbollit, Diego Maradona, ka reaguar pas fotove të publikuara në rrjetet sociale, ku thuhej se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë. Maratona ka qetësuar të gjithë fansat, teksa shprehet se nuk ka asnjë problem.

Ai ndodhet në Moskë dhe është nën kujdesin e mjekëve, ndërsa mohon se ka qenë në spital. Fotot e legjendës argjentinase të futbollit qarkulluan në rrjet pas fitores së Argjentinës ndaj Nigerisë, që kualifikoi amerikano-latinët për më tej në Botërorin 2018.

Dua vetëm të them se jam mirë, që nuk jam dhe nuk kam qenë i shtruar në spital. Gjatë pushimit të ndeshjes me Nigerinë kisha një dhimbje të fortë kokë dhe pësova marramendje. Një doktor më vizitoi dhe më këshilloi që të kthehesha në shtëpi para pjesës së dytë, por vendosa të qëndroja pasi po luanim gjithçka për gjithçka. Si mund të largohesha? Një puthje të gjithëve dhe faleminderit për mbështetjen. Diego do të jetë edhe për një kohë të gjatë!.

Legjenda argjentinase Maradona


(Postimi i Maradonës në Instagram)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen