TIRANE­ - Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo, dy personat e arrestuar nga policia si autorë të vrasjes së dyfishtë së Aurora Oskyja e Klevin Rrugova si dhe plagosjen e Elvis Gaçaj, ishin betuar 6 muaj për të kryer vrasjen e ish-bashkëpuntorit të tyre në shpërndarjen e kokainës dhe hashashit në Tiranës.

Një burim nga Policia e Shtetit i tha “Shqiptarja.com” se Sulaj dhe Çavo, janë konfliktuar 6 muaj më parë për çmimin e shitjes së drogës. Pas këtij konflikti fizik, dy të rinjtë janë betuar që të kryenin eliminimin e Elvis Gaçaj. Ata e kanë lënë 6 muaj në heshtje konfliktin, me qëllim qetësimin e situatës mes tyre dhe më pas të vepronin në befasi, duke mos lënë dhe gjurmë. Mirëpo gjatë kësaj kohe ata kanë siguruar dhe armët, një pistoletë dhe një automatik kallashnikov. Pikërisht tre ditë më parë Sael Sulaj dhe Vasjel Çavo janë hedhur në sulm, duke qëlluar me breshëri automatiku mbi makinën e Elvis Gaçajt.

Dëshmia: Vajzën nuk e pamë në makinë
Në dëshminë që kanë dhënë para anëtarëve të grupit hetimor Sael Sulaj dhe Vasjel Çavo,kanë rrëfyer se në makinë nuk kanë parë asnjë person, vvec Gaçaj, dhe menjëherë kanë qëlluar me armë. “…Ishte errësirë dhe nuk kemi parë që brenda në makinë kishte dhe persona të tjerë. Jemi të penduar për vrasjen e vajzën dhe personit tjetër. Ne ishim betuar vetëm për të vrarë Elvisin…”-kanë rëfyer në polici dy autorët e krimit. Ata kanë pranuar gjithçka, duke shtuar se planin e kishin parapërgatitur që armëjt ti hidhnin në lumin e Lanës.

Babai i Sulajt negocioi vetëdorëzimin
Sipas policisë njëri nga autorët e krimit Sael Sulaj është vetëdorëzuar në polici, kjo pasi ka qënë babai i tij që ka shkuar në ambientet e drejtorisë së Policisë, ku ka treguar se djali kishte dy ditë që ishte zhdukur dhe se kishte dyshuar se mund të ishte implikuar në vrasje. Fill pas kësaj nga ambientet e drejtorisë ai ka telefonuar të birin, duke i pohuar se ku ndodhej dhe se vetë i ati ishte në ambjentet e policisë. I biri nga ana tjetër, i ka pohuar se ishte autor i vrasjes dhe se i ka kërkuar të atit që ti tregonte policisë banesën ku qëndronte I fshehur, banesë në të cilën forcat e policisë kanë shkuar dhe e kanë marrë. Ndërkohë pas vetëdorëzimit të Sulajt është arrestuar dhe bashkëpunëtori i tij në vrasje,Vasjel Çavo.

Arrestohen dy autorët

Arrestohen autorët e vrasjes së dyfishtë mbrëmjen e së enjtes në kryqytet, ku humbën jetën një vajzë dhe një djalë dhe u plagos 40-vjecari që ishte shenjestra e atentatit. Policia e Tiranës vuri në pranga Sael Sulajn 20 vjec dhe 23-vjecarin Vasjel Cavo ndërsa motiv i atentatit është konflikti për kontrollin e territoreve të shitjes dhe shpërndarjes së kokainës e marijuanës në kryeqytet, kryesisht në zonën e Tiranës së Re. Madje dhe pak javë më parë dy autorët e rinj janë konfliktuar me Elvis Gacajn për të njëjtin motiv. Policia vuri në pranga edhe Gacajn i cili e kishte kthyer banesën e tij në bazë të shpërndarjes së drogërave të ndryshme.



...
Dy djem të rinj 20 dhe 23 vjec janë autorët që shkaktuan masakrën e dy ditëve më parë pranë Lulishtes “1 Maji” në Tiranë, ku humbën jetën nga breshëria e dy armëve pa leje (kallashnikov dhe pistoletë) një vajzë dhe një djalë dhe mbeti i plagosur personi që në fakt ishte “shënjestra” e tyre. 20-vjecari Sael Sulaj dhe 23-vjecari Vasjel Cavo nga Tropoja e me banim në Tiranë u arrestuan mbremjen e se premtes si autorë të vrasjes së 30-vjecares Aurora Oskian, 22 vjecarit Kevin Rugova dhe plagosjes së 40-vjecarit Elvis Gacaj.

Për të bërë publik vënien e tyre në pranga dhe rezultatet e deritanishme të hetimeve doli në një deklaratë për mediat kreu i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj. Ai tha se motivi i atentatit të mbrëmjes së të enjtes është konflikti për shpërndarjen e drogës mes dy autorëve të rinj dhe Gacajt, i cili në momentin e atentatit ishte duke drejtuar makinën e tij BMW seria 5 ku u zbrasën plot 23 plumba automatiku dhe 6 pistolete që i morën jetën dy personave të tjerë me të cilët ai udhëtonte.

Ndërsa autorët do të përballen me drejtësinë për akuzat e “vrasjes në bashkëpunim, armëmbajtjes pa leje si dhe “shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike” në prangat e policisë ka rënë edhe i plagosuri Elvic Gacaj. Policia tha se 40-vjecari e përdorte banesën e tij si bazë të shpërndarjes së drogërave të ndryshme, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi ju gjetën 5 gram kokainë.

Kreu i Policisë së Tiranës shpjegoi edhe dinamikën e atentatit:

“Rreth orës 19.40 të ditës se ngjarjes dy autorët e dyshuar të armatosur me automatik kallshnikov dhe pistolete TT pasi kanë pikasur automjetin BMË të shtetasit Elvis Gaçaj të parkuar në brendësi të pallateve në afërsi të Lulishtes 1 maj, janë fshehur në brendësi të dy hyrjeve të pallatit në pritje të ekzekutuarve për veprën penale. Pas disa minutash, kur  në makinë kanë hyrë Elvis Gacaj dhe pasagjerët e tjerë, kanë qëlluar në drejtim të makinës dhe më pas janë larguar nga dy drejtime të ndryshme drejt lumit të Lanës, ku edhe kanë hedhur dhe armët e krimit”, - tha Hodaj. 

Një ditë më parë polumbarët e RENEA-s gjetën në lumin e Lanës armën kallashnikov me të cilën një nga të rinjtë qëlloi drejt makinës, ndërsa puna e forcave RENEA, -tha kryepolici i Tiranës Hodaj, - vijon për gjetjen e armës së dytë të përdoror për atenatin, një pistolete TT nga e cila është qëlluar 6 herë.

sael sulaj dhe vasjel cavo

sael sulaj dhe vasil cako
(Në foto Sael Sulaj dhe Vasjel Çavo)

Deklarata e plotë e drejtorit te Policisë se Tiranes 
Pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe konkretisht nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda, Sektori Kunder Krimit të Organizuar dhe Komisariati i Policise nr. 2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u be e mundur dokumentimi i plotë ligjor, zbulimi i motiveve dhe mekanizmit, si dhe arrestimi i autoreve të dyshuar, të ngjarjes se ndodhur në afrësi  te lulishtes 1 maji ne datë 1 Tetor 2015, ku mbetën të vrarë shtetasit: Kevin Rugova 22  vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, shtetasja Aurora Oskian  30 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, si dhe u plagos shtetasi Elvis Gacaj, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit :
1-Sael Sulaj, 20 vjec, lindur dhe banues në Tiranë.
2-Vasiel Çavo, 23 vjec, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u gjeten dhe sekuestruan një automatik model 56, (arma e krimit), 23 copë gëzhoja model 56, 6 copë gëzhoja model 54, veshjet e autoreve që kanë përdorur gjatë  kryerjes krimit, si dhe një sërë provash të tjera të fiksuara në vendin e ngjarjes.

Motivi i ngjarjes ka qene në konfikti i autoreve të dyshuar me të plagosurin Elvis Gaçaj, në lidhje me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Nga veprimet hetimore është zbardhur i gjithë mekanizmi i ngjarjes, nga ku rezulton se rreth orës 19.40 të ditës se ngjarjes dy autorët e dyshuar të armatosur me automatik kallshnikov dhe pistolete TT pasi kanë pikasur automjetin BMË të shtetasit Elvis Gaçaj të parkuar në brendësi të pallateve në afërsi të Lulishtes 1 maj, janë fshehur në brendësi të dy hyrjeve të pallatit në pritje të ekzekutuarve për veprën penale. 

Pas disa minutash, kur  në makinë kanë hyrë Elvis Gacaj dhe pasagjerët e tjerë, kanë qëlluar në drejtim të makinës dhe më pas janë larguar nga dy drejtime të ndryshme drejt lumit të Lanës, ku edhe kanë hedhur dhe armët e krimit. 

Aktualisht vazhdon punanga forcat RENEA, për gjetjen e armës së dytë të krimit atë pistoletë.

Gjithashtu u arrestua dhe i plagosuri Elvis Gacaj, pasi gjatë kontrollit në banesën që përdorte si bazë për shpërndarje të lëndëve narkotike  u gjetën dhe u sekuestruan 5 gram lëndë narkotike e dyshuar si kokainë dhe një peshore.

Të gjitha provat e grumbulluara dhe materialet proceduriale ju referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese” në bashkëpunim,  “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”