U bllokua në kanionin e Gjipesë, shpëtohet pas 6 orësh turistja gjermane

Një turiste gjermane është shpëtuar pas 6 orësh kërkime në kanionet e Gjipesë. Pas 6 orësh kërkimesh në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, turistja është lokalizuar dhe nxjerrë nga kanioni në gjendje të mirë shëndetësore.

Mesditën e sotme, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi morën njoftim se një turiste gjermane, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishte mbetur e bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe nuk mund të dilte nga kanioni.

Njoftimi i policisë

Mbeti e bllokuar gjatë mesditës në kanionin e Gjipesë, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi dhe ato të FNSH-së i shkojnë në ndihmë një turisteje gjermane. Pas 6 orësh kërkimesh në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, turistja është lokalizuar dhe nxjerrë nga kanioni në gjendje të mirë shëndetësore.

Mesditën e sotme, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi morën njoftim se një turiste gjermane, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishte mbetur e bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe nuk mund të dilte nga kanioni.

Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit u nisën shërbimet e Policisë së bashku me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Si rezultat i kërkimeve, u bë e mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni e turistes, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishte pësuar dëmtime.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për qytetarët dhe turistët, në rast emergjencash ose kur keni nevojë për ndihmë, ju lutemi telefononi në numrin pa pagesë 112. Shërbimet e Policisë janë gjithmonë në gatishmëri për t'ju ndihmuar dhe për t'ju siguruar në çdo moment dhe në çdo vend!

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Biden bisedë telefonike me Netanyahun për armëpushimin në Gazë

Biden bisedë telefonike me Netanyahun për armëpushimin në Gazë