Shembja e urës në Kukës, vazhdon të jetë i bllokuar aksi Shtrezë-Shishtavec! Hapet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

DIBËR- Si pasojë e motit me reshje shiu dhe dëbore një ditë më parë, në disa akse ka pasur vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Në Kukës, rrugët nacionale vazhdojnë të jenë nën trusninë e rënies së gurëve e inerteve, por aktualisht të gjitha akset nacionale janë të kalueshme normalisht.

Ndërkohë vazhdon të jetë i bllokuar segmenti Shtrezë-Shishtavec , si pasojë e objektit të dëmtuar Ura e Shtrezës.

Sakaq pas shembjes së një masivi dheu dhe gurësh si pasojë e motit të keq, Rruga e Arbrit është hapur sot për kalimin e mjeteve pa probleme.

 

VIDEO- Pamje nga Kukesi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:02
Ishte bllokuar për shkak të rënies së orteqëve, hapet aksi rrugor Bogë-Theth

 

Pas një pune intensive, firma kontraktuese nga ARRSH ka hapur aksin rrugor Bogë-Theth, në Qafën e Thores. Rruga u bllokua një ditë më parë si pasojë e rënies së orteqeve, çka rrezikonte edhe jetën e punonjësve të firmës

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin