U burgos pasi vajza e tij 12-vjecare pikturoi kundër luftës në Rusi, biznesmeni Rus kërkoi rishikim të dënimit të babait

U burgos pasi vajza e tij 12-vjecare pikturoi kundër luftës në Rusi, biznesmeni Rus kërkoi rishikim të dënimit të babait

Udhëheqësi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin kërkoi rishikim për dënimin e babait, i cili u arrestua pasi vajza e tij 12 vjeç, vizatoi një pikturë ku shprehej kundër luftës.Sipas biznesmenit Rus, arrestimi i babait të 12-vjecares jo vetëm është e paligjshme por edhe e pamoralshme.

Alexei Moskalyov u dënua këtë javë me dy vjet në një koloni penale për diskreditim të ushtrisë së vendit pasi postimet e mediave sociale kundër luftës dolën në dritë, përveç veprave artistike të vajzës së tij.

Por financuesi i Ëagner Group Yevgeny Prigozhin shkroi në një letër të martën se dënimi duhet të rishikohet dhe rekomandoi që avokatët e lidhur me Wagner të bashkohen me mbrojtjen e Moskalyov, sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISË).

Por është vënë re se Prigozhin kishte bërë thirrje më parë për ndëshkimin e njerëzve që "diskreditojnë" forcat ruse dhe sugjeron se ai mund të jetë duke u përpjekur të ngrejë profilin e tij të brendshëm, duke shfrytëzuar bisedën publike për burgosjen e Moskalev.

"Përgjigja e Prigozhin ndaj dënimit të Moskalev është veçanërisht ironike duke pasur parasysh se Prigozhin fillimisht ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj dhe më të zhurmshëm të ligjit për ndëshkimin e atyre që 'diskreditojnë' forcat ruse," shkruan ISË.

 

"Prandaj, ka të ngjarë që Prigozhin të kapi diskursin rreth Moskalevit për të çuar më tej reputacionin e tij dhe për të mbrojtur grupin Ëagner."

 


Lajmi kryesor:

Rusia arreston gazetarin e Wall Street Journal me akuzën e spiunazh! Putin nënshkruan dekretin: 147 mijë ushtarë rusë do të rekrutohen në pranverë


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë