U ça mes për mes nga tërmeti i 21 shtatorit, policia rrethon me shirit sigurie pallatin tek Tregu Elektrik (VIDEO)

TIRANË- Një pallat në rrugën Ali Visha në zonën e tregut elektrik në kryeqytet është rrethuar pasditen e sotme me një shirit sigurie nga forcat e policisë bashkiake. Kjo për shkak se pallati i çarë nga tërmeti rrezikon banorët që jetojnë në këtë pallat.

Gjithashtu policia kanë ndaluar edhe kalimin e qytetarëve në këtë zonë për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Tirana pak nga pak po i rikthehet normalitetit pas tërmetit të fuqishëm që preku jo vetëm kryeqytetin por gjithë Shqipërinë, ndërsa ka nisur puna për vlerësimin e dëmeve që ai la pas.

Tërmeti i magnitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik dhe intensitet 7.5 ballë, 30 km në veri të Durrësit, u ndje në të gjithë qytetet e vendit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë