U caktua drejtues politik për emigracionin, Balla: Shumë i motivuar, mu besua një detyrë e rëndësishme

U caktua drejtues politik për emigracionin, Balla: Shumë i motivuar, mu besua një detyrë e rëndësishme

Foto: Erion Veliaj, Taulant Balla dhe Lindita Nikolla

Pasi u caktua si drejtues politik për Diasporën në Në Asamblenë Kombëtare të PS, Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale ka  falënderuar të gjithë shqiptarët e diasporës si kontributorët më të mëdhenj në ekonominë kombëtare prej 33 vitesh.

“Shumë i motivuar të ribashkohem me anëtarët e Asamblesë Kombëtare, të zgjedhur nga strukturat tona në diasporë. Një rifalenderim atyre mijëra bashkëatdhetarëve në Greqi dhe Itali, për takimet e mëdha në pranverë me Kryeministrin Rama.

Për herë të parë në pranverën e ardhshme shqiptarët jashtë kufijve do të mund të votojnë nga vendi ku jetojnë dhe ku punojnë, falë vulosjes së kësaj të drejte në Kodin zgjedhor të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë pak javë më parë.

Shqiptarët e diasporës janë kontributorët më të mëdhenj në ekonominë kombëtare prej 33 vitesh dhe më në fund ka ardhur dita ta ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes së anëtarëve të Kuvendit dhe për udhëheqjen e Shqipërisë. Shqipëria është shtëpia juaj jo vetëm për të ndihmuar por edhe për të votuar dhe nëse nuk vijnë për të votuar këtu, në pranverë 2025 do ta dërgojnë votën me postë për të vendosur së bashku si një familje e madhe se kush dhe si duhet t’i drejtojë dhe t’i ndjekë punët e atdheut tonë të përbashkët”, shkruan Balla.

Më tej ai tregon edhe rrugëtimin e tij politik duke theksuar se Partia Socialiste dhe votuesit e saj e kanë mbështetur në çdo hap.

“Dy fjalë për këtë detyrë të re në familjen time politike, Partinë Socialiste. E kam nisur karrierën në PS si një anëtar i thjeshtë në shtator 1994 (fiks 30 vite më parë) dhe hap pas hapi kam marrë nga kjo parti dhe votuesit e saj aq shumë mbështetje, duke kulmuar në zgjedhjet e fundit, nder që dua vetëm t’ia kthej cdo ditë me gjithë forcat e mia.

Siç e kam thënë dhe herë të tjera, nuk i kam dashur dhe nuk i dua kurrë ata që e harrojnë nga janë nisur dhe nuk shikojnë sa vite e sa punë ka akoma përpara. Sot mu besua një detyrë tjetër e rëndësishme si Drejtues Politik i partisë më të madhe të gjithë shqiptarëve, kudo ku jetojnë shqiptarët në mbarë botën. Ndihem edhe më i motivuar se çdo herë tjetër sepse dhe sfida është më e vështira për zgjedhjet e pranverës.

Mirënjohje pafund kryeqytetit të socialistëve, Qarkut Fier, për punët e mëdha dhe fitoret e bukura që realizuam së bashku”, përfundon ai.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet 2025/ Drejtuesit politikë të PS! Veliaj, Spiropali e Manastirliu në Tiranë, ikën Klosi e Gjiknuri! Becit i besohet Shkodra, Sakos Durrësi! Balla përgjegjës për Diasporën


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës