TIRANE- U çel mbrëmë ekspozita personale e Jorgji Gjikopullit. Ekspozita personale e artistit Jorgji Gjikopulli u çel mbrëmë në Galerinë Zeta më Tiranë. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 31 Tetor, 2014.

Jorgji Gjikopulli është një individualitet i afirmuar i skenës artistike shqiptare, me një përvojë të gjatë dhe të suksesshme si artist dhe profesor i shumë brezave në Akademinë e Artit në Tiranë (sot Universiteti i Artit).

Ekspozita e tij plot ngjyra, është një dëshmi e pastër e vitalitetit të tij krijues, ende aktiv, që i shpërfill kufizimet e moshës dhe i përcjell shikuesit kënaqësi estetike dhe ndjenja optimiste.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)