U cilësua si ish-eksponent i PS-së, ja kush është Sokol Skura që u shfaq sot krah Monika Kryemadhit

U cilësua si ish-eksponent i PS-së, ja kush është Sokol Skura që u shfaq sot krah Monika Kryemadhit

Monika Kryemadhi pranë Sokol Skurrës

Gjatë vizitës në Librazhd ditën e sotme, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shfaq në krah të Sokol Skurës, ku mediat pranë opozitës nxituan ta cilësonin si një ish-ish eksponent të rëndësishëm të Partisë Socialiste.

Por në fakt kush është Sokol Skura, që Kryemadhi ka vendosur ta promovojë në radhët e LSI? Sokol Skurën, Partia Socialiste e ka larguar që në vitin 2015, kur ai u akuzua për korrupsion në skandalin e grabitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave.

Gjithashtu Sokol Skura, personi që u shfaq sot në krah të Monika Kryemadhit në vitin 2015 në gjendje të dehur ka shtypur me makinë një djalë të ri 17-vjeçar në Mengël të Elbasanit.

Nuk është habi që të gjithë personat problematikë gjejnë strehë pranë LSI, pasi kjo parti nuk ka elektorat as identitet politik.

Mbështetësit e saj të vetëm janë personat të cilët duan të bëjnë karrierë dhe që nuk kanë asnjë ideal veç interesit dhe pasurimit në një kohë të shpejtë nëpërmjet korrupsionit.

Dy ditë më parë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim u kërkoi partive të largojnë personat e inkriminuar nga radhët e tyre, por duket se si gjithmonë për LSI-në porositë e SHBA bien në vesh të shurdhër.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ornela: 23/12/2020 22:34

    Ai ka qene turp qe te ishte ne rradhet e socialisteve. Deficien komplet dhe hajdut duke perfitu nga recetat e te semureve. A ka me krim se kaq

    Përgjigju
  • Hyqymeti: 23/12/2020 02:22

    Shpifje e ndyre e rilindas ve te Rames

    Përgjigju
  • Lali: 22/12/2020 23:04

    Pse akoma se ka blere PS? E habitshme...

    Përgjigju
  • O tej: 22/12/2020 22:53

    LSI ka mbet pa promovuar ket temin

    Përgjigju
  • Tirona: 22/12/2020 22:08

    Ky paska bere krim , mos policia ka humbur gjurmet dhe thote na thote se ka ikur ne drejtim te paditur ku ky person bredh gjithe diten ne mes te qytetit dhe sidomos na bene dhe foto para medias!!!!!.A eshte ndaluar ky person dhe a ka dhene llogari para drejtesise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale