U çuan për gjykim për korrupsion/ Zbardhen akuzat për ish-deputetin e PS-së dhe katër të tjerët (Detajet)

U çuan për gjykim për korrupsion/ Zbardhen akuzat për ish-deputetin e PS-së dhe katër të tjerët (Detajet)

Ditën e djeshme është depozituar nga prokuroria në gjykatë kërkesa për gjykimin e ish-deputetit të PS-së, Arben Çuko, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, shoferit të tij dhe tre personave të tjerë për korrupsion. Të akuzuarit janë; Arben Çuko, Qerim Musha, Olsi Karagjozi, Artur Balla dhe Denis Llaftiu në kuadër të dosjes 339.

Ish-deputeti socialist së bashku me shoferin dhe tre personat e tjerë akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv të zyrtarëve të lartë. Ata u kapën nga përgjimet duke biseduar lidhur me transferimin e një të dënuari, Olsi Karagjozi. Aktualisht ish-drejtori i Burgjeve është në masën e sigurisë arrest shtëpie. Po për dosjen 339, janë dërguar për gjykim edhe 12 persona të tjerë, por për vepra të tjera penale, pasi cështjet janë ndarë.

Sqarojmë se po në dosjen 339 janë shkëputur hetimet dhe vijojnë për grupin e Shijakut, Avdylajt po për trafik droge, por gjithashtu po vijojnë edhe në një pjesë tjetër për cështjen e shit-blerjes së votave, ku pak ditë më parë u mor në pyetje për 5 orë te Krimet e Rënda për verifikim kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, por edhe shumë persona të tjerë. Përgjimet e zbardhura së fundmi, por edhe pak javë më parë shkaktuan akuza të forta nga opozita.

Njoftimi i prokurorisë i siguruar nga gazetari Arsen Rusta
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me datë 19.06.2019 ka paraqitur kërkesë për gjykimin e çështjes penale nr. 339/2 të vitit 2016 në ngarkim të të pandehurve:

1. Arben Çuko (Ish Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve), akuzuar për kryerjen e veprës penale   “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë",  parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. 

2. Qerim Musha, akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve    të  lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve  vendorë", në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245, 25 i Kodit Penal.

3. Olsi Karagjozi, person që po vuan një dënim të mëparshëm, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë", në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245, 25 i Kodit Penal.

4. Artur Balla, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv  i  funksionarëve    të  lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve  vendorë", në bashkëpunim,  parashikuar  nga neni 245, 25 i Kodit Penal.

5. Denis Llaftiu, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve    të  lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë", në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245, 25 iKodit Penal, ka rezultuar se:

Rrethanat e faktit:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, mbi bazën e akteve të referuara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Kavajë, me datë 28.12.2016, ka regjistruar procedimin penal me nr.339 të vitit 2016, për  kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283, 283/a, 333/a dhe 334 i K.Penal,

Nga hetimet proaktive të kryera me metoda speciale të hetimit, si përgjimet telefonike, ambientale dhe vëzhgime, ka rezultuar se një grup personash, banorë të qyteteve të ndryshme të vendit, vepronin në formën e veçantë të bashkëpunimit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim kryerjen e veprave penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria në drejtim të shteteve të Bashkimit Evropian. 

Si rezultat i përdorimit të këtyre metodave të hetimit, nga përgjimi i bisedave telefonike të të pandehurve Arben Çuko, Artur Balla, Qerim Musha, Olsi Karagjozi, Denis Llaftiu, është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e këtyre personave, të cilët kundrejt dhënies dhe përfitimit të paligjshëm në vlera monetare dhe materiale, kanë realizuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi nga vendi i vuajtjes së dënimit në IEVP Burrel, në një vend tjetër vuajtje dënimi, sipas preferencës së vetë të dënuarit, në IEVP Fier.

Sqarojmë se më parë, po në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr.339 të vitit 2016, është paraqitur kërkesa për gjykim të 12 të pandehurve të tjërë dhe ndodhen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, akuzuar për veprat penale“ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Hetimet vazhdojnë për evidentimin e secilit fakt penal të rezultuar gjatë hetimit të kësaj çështjeje dhe për autorët e veprës penale.

  PROKURORËT

  Dritan Prençi Vladimir Mara

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lipivani.A: 21/06/2019 08:55

    Tipiku hajduti Lushnjar. I MBAROJ DJALI KETIJ ANDEJ NGA RUSIA.Zoti vonon por nuk harron.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite