Muhamed Mekaca nga Kosova pak ditë më parë u dëbua nga qeveria italiane nën akuzën se është pjesëtar i një organizate ekstremiste. Vetë ministri Matteo Salvini ka konfirmuar këtë lajm përmes një postimi në Facebook. 

Mekaca tha se kjo i është bërë për shkak se pushtetarët italianë janë racistë. Bashkë më të nuk u përzunë edhe tre fëmijët dhe gruaja e tij të cilët po vazhdojnë të qëndrojnë në Siena të Italisë, raporton Klan Kosova.

Mendoj se u dëbova se jam praktikues i fesë islame, e kemi xhaminë dhe në të gjendet qendra kulturore ‘Restelica’, nuk e di pse. Në dekretin e zëvendës kryeministrit italian është thënë se unë jam i rrezikshëm për qytetarët në Itali.

Unë nuk jam i rrezikshëm, nuk i përkas asnjë organizate dhe nuk e përkrahi ISIS’in”, ka thënë Muhamed Mekaca.