U dëbua nga Mali i Zi për flamurin shqiptar dhe plisin në kokë dhe më pas u arrestua, Irfan Damnori rikthehet në shtëpi (VIDEO)

Irfan Damnori qytetari nga Shkodra që u bë i njohur për veshjen e tij karakteristike me plis dhe kostum kombëtar në maratonat dhe garat e vrapimit në trojet shqiptare është liruar nga burgu i Podgoricës, ku ishte dënuar me 10 ditë burg.

Më 17 nëntor Damnori u dënua me 300 euro gjobë si dhe u dëbua nga autoritetet e Malit të Zi për shkak se kishte valëvitur flamurin shqiptar në Ditën simbolike të Gështenjës në Krajë gjatë një festimi tradicional ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh nga Mali i Zi, por edhe nga Shkodra. Ai u rikthye sëish në Mal të Zi ku u arrestua dhe u dënua me 10 ditë burg në Podgoricë, ndërsa mediat serbe e cilësuan si terroristi shqiptar i maleve. Arrestimi i tij solli mjaft reagime pasi familjaret e kishin shpallur të zhdukur dhe nuk ishin njoftuar për ndalimin e tij.

Damnori është një prej figurave të shquara të sportit në qytetin e Shkodrës. Irfan Domnori u bë i njohur disa vite më parë pasi pas një aksidenti mjekët shqiptarë dhe ato të Malit të Zi i thanë se do ta kalonte pjesën tjetër të jetës në një karrige me rrota. Ai jo vetëm që u shërua nga ky problem shëndetësor, por sot është një sportist profesionist që merr pjesë rregullisht në garat e vrapimit. Në çdo garë, Domnori ka uniformën e tij tradicionale, veshje kombëtare, plisin dhe flamurin kuqezi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 06/01/2020 23:13

    Ky eshte budalla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur