Nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin 5-katësh në Elbasan, banorët e zonës tregojnë momentet e frikshme që përjetuan, duke përshkruar shpërthimin si tepër të fuqishëm, aq sa u tronditën edhe banesat përreth.

“Ishte tmerrësisht, ishte një shpërthim i fuqishëm. Ça shoh edhe unë këtu, se nuk na lejojnë të hyjmë brenda”, tregon një prej banorëve.

Një tjetër banor, që jeton pranë pallatit thotë se shpërthimi u dëgjua shumë fort dhe se ndërhyrja e shërbimeve të emergjencës u vështirësua nga hapësira e ngushtë.

“Këtu afër e kam shtëpinë. Dëgjuam një shpërthim shumë të madh, u tronditëm. Erdhën policia dhe zjarrfikësit, por është edhe vend i ngushtë, mezi u futën”, shprehet ai.

Edhe banorë të tjerë përshkruajnë panikun që përjetuan në momentin e shpërthimit.

“Dëgjuam shpërthimin, u trondit shtëpia. Ishte një shpërthim shumë i madh, një situatë e frikshme. Ne po qëndronim kur shpërtheu, thamë: Çfarë u bë?!”, tregon një grua.

“Ishte si bombë, edhe pallati ynë u trondit”, shprehet një tjetër banore.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Elbasan! Shpërthim i fuqishëm në pallat, shembet një kat! Humb jetën një e moshuar, nuk gjendet një burrë, 10 banorë në spital (VIDEO)