U dëmtua nga tërmeti, shembet ura e Tapizës! Balluku: Si do të bëhet devijimi i trafikut, do të jetë gati deri në 1 shtator (VIDEO)

Ura e Tapizës është shembur ditën e sotme duke i lënë rrugë nisjes së punimeve për një urë të re.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi se gjatë kohës së punimeve, devijimi i trafikut do të bëhet me anë të një Bypassi i cili është konceptuar të krijohej në këtë zonë. Kjo urë 50 vjeçare ishte një pikë lidhëse e qarkut të Tiranës me Krujën dhe qytetet e veriut, por ka pësuar edhe një goditje nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

“Jemi në urën e Tapizës. Më 11 shkurt ishim këtu për të treguar si kishte përfunduar krijimi i Bypassit që është në programin e rindërtimit. Duhet pasur parasysh se para këtij tërmeti kemi nisur një skanim të gjithë urave në Republikën e Shqipërisë që kanë një kohë përdorimi mbi 50 vite. Kemi nxjerrë pasaportat për çdo urë duke krijuar një arkivë të mirëfilltë për çdo urë. Ura e Tapizës ka pësuar edhe një goditje nga tërmeti I 26 nëntorit”, tha Balluku.

Ministrja deklaroi se ura e re do të jetë gati Brenda 10 muajsh, para datës 1 shtator të këtij viti.

“Bypassi i shërben të gjithë trafikut pa krijuar problem. Kjo ishte një pikë ku kishim një ngecje të trafikut ndërkohë që sot rrjedha është normale. Bypassi do të jetë funksional në 10 muajt e ardhshëm pasi ne synojmë që ura të ndërtohet deri në 1 shtator”, theksoi ajo.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni