Në prag të rifillimit të La Liga-s vjen një tjetër problem për Barcelonën, e cila gjatë koronavirusit pati shumë çështje financiare, ndërsa së fundmi u raportua edhe për të prekur të padeklaruar.
Gjithsesi çështje e fundit është Leo Messi, ‘ylli’ i ekipit, që të martën ka pësuar një lëndim në stërvitje. Sipas ‘TV3’ numri 10 i katalanasve ka pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë, duke vënë në rrezik ndeshjen e parë të La Liga-s pas rifillimit, që është pas 9 ditësh.
Bëhet fjalë për një tërheqje muskulare, e cila do nga 10-15 ditë për t’u shëruar. Në këtë mënyrë është e pamundur për të qenë gati. Gjithsesi sot pritet analiza më të hollësishme për futbollistin.
Në La Liga pritet të jetë një verë e nxehtë në lidhje me kampionatin pasi Barcelona e vendit të parë udhëheq me dy pikë më shumë se Real Madrid i vendit të dytë.