U denoncua në 'Pa Gjurmë', 80-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Shkumbin (VIDEO+FOTO)

Ibrahim Xhakeri, 80-vjeç, i cili ishte deklaruar i denoncuar si i humbur në emisionin Pa Gjurmë, nga nipi i tij është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin.

Ai ishte larguar nga shtëpia në datë 8 Shkurt, ndërkohë që nga këqyrja parapake e kufomës, në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.

Ibrahim Xhakeri ishte baba i dy vajzave, ndërkohë që bashkëshortja e tij vuante nga epilepsia. Para viteve '90 Ibrahimi kishte punuar në metalurgjikun e Elbasanit ndërkohë që pas sëmundjes së bashkëshortes, ai ishte kthyer në shtyllën e shtëpisë. Në ditën kur humbi kontaktet me familjen ai kishte dalë si zakonisht për të bërë pazar në markatën e qytetit.

Pas humbjes familjarët bënë denoncim por ajo çka e bënte edhe më të vështirë gjetjen e tij ishte fakti se në ditën kur ishte larguar nga shtëpia, 80-vjeçari nuk kishte pasur me vete asnjë mjet identifikimi.

Grupi hetimor ndodhet në vendin ku u gjet kufoma e Xhakerit dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1551970030_trupiimbytur.jpg

Trupi i gjetur

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë