Gjykata e Korçës ka dënuar me 3.4 vite burg 38-vjeçarin me inicialet R.M,. i cili një vit më parë u denoncua nga e bija për ngacmim seksual.
Prokuroria kërkoi dënimin e 38-vjeçarit me 6 vite burg, ndërsa Gjykata e dënoi atë me 5 vite burg, por iu ul 1/ 3 e dënimit për shkak te gjykimit të shkurtuar, çfarë e çoi dënimin e tij ne 3.4 vite burg.
Ngjarja u regjistrua në Maliq të Korçës, në maj të vitit të kaluar, ku 38-vjeçari u denoncua nga e bija, 18 vjeçe, për ngacmim seksual, ndërsa paraqiti në polici edhe audiopërgjime. 38-vjeçari i mohoi akuzat, ndërsa deklaroi se natën e ngjarjes kishte konsumuar lëndë narkotike dhe nuk mbante mend asgjë.