Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Lartë për dënimin me 1.6 vite burg për ryshfetin 50 mijë euro, policia ka ekzekutuar vendimin për Odhise Andrean, bashkëshortin e gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea.
Andrea është prangosur nga blutë mbrëmjen e djeshme në banesën e tij.
Ndaj tij, fillimisht u caktua masa "arrest në burg", por, pas vetëdorëzimit, Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurimit në "detyrim paraqitje" gjatë kohës që ishte në hetim për akuzat.
Ndërsa një ditë më parë, Gjykata dha vendimet duke dënuar me 4 vite burg gjyqtaren Majlinda Andrea, por pavarësisht dënimit me 4 vite burg u vendos që të konvertohet me shërbim prove 3 vite.
Dënim me nga 1 vit e 6 muaj burg u dha dhe për tre të pandehurit e tjerë mes tyre dy trashëgimtarët e pronës për të cilin zhvillohej gjyqi dhe u paguan paratë Eleni Lino e Ilia Cabiri si dhe sekserin Petraq Dashi.
Odhise Andrea mori paratë nga Petraq Dashi
Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea u përfshi në korrupsion me 50 mijë euro për një vendim gjyqësor në çështje pronësie në Ksamil.
Pikërisht bashkëshorti i Andreas mori shumën e parave, kjo e provuar edhe nga përgjimet, përmes Petraq Dashit në rolin e sekserit.
Paratë u paguan nga pretenduesit e pronës Eleni Lino dhe Ilia Cabiri.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com