U dënua 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji postim në FB para arrestimit: Moment i vështirë, asgjë s’ka mbaruar! Përpjekje nën brez e tyre

U dënua 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji postim në FB para arrestimit: Moment i vështirë, asgjë s’ka mbaruar! Përpjekje nën brez e tyre

Ervin Salianji, në një takim me bazën

Ervin Salianji

Teksa Prokuroria e Tiranës ka dërguar njoftimin në Kuvend për dënimin me formë të prerë nga Apeli i Tiranës, që la në fuqi dënimin me 1 vit burgim të shkallës së parë për kallëzim të rremë, në dosjen “Babale”, ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji, ky i fundit ka bërë edhe një reagim para se të ekzekutohet urdhri i arrestimit.

Me një postim në rrjetin social Facebook, Salianji shprehet se kundërshtari “bëri përpjekje nën brez”, por “nuk do ja dalin dot”.

Ai e quajti moment të vështirë për vendin dhe se “asgjë nuk ka mbaruar”, duke premtuar rikthim edhe më të fortë dhe punë për të mos u ndalur në denoncimet ndaj qeverisë që e quajti të lidhur me krimin dhe bandat.

Postimi i Ervin Salianjit:

“Të dashur miq!

Jam mirënjohës pa fund nga mbështetja juaj, nga solidariteti me praninë, me telefonatat e mesazhet.

Ky është një moment i vështirë për shtetin e së drejtës e sundimin e ligjit, për demokracinë, për të gjithë ata, mijëra burra e gra, të rinj e të reja me të cilët kemi bërë një udhëtim pa kushte në këto vite të vështira të përballjes me qeverisjen e keqe, arbitrare, të dhunshme, të korruptuar, të lidhur me krimin.

Po duhet t’ju them se asgjë, asgjë nuk është mbyllur. Është një përpjekje e ulët nën brez e tyre, që nuk do na ndalojë, nuk do na shkurajojë në përpjekjen tonë të madhe për një Shqipëri më të mirë.

Teksa sot po bëhen gati të zbatojnë urdhrin e Edi Ramës, vendimin e tij për të më izoluar, dhe të çojnë deri në fund përndjekjen politike, ata kurrë nuk do ja dalin të vendosin si normë se denoncimi i krimit, qenka faj.

Nuk do ja dalin kurrë ta vendosin rend, heshtjen e mbylljen e gojës. Dhe për këtë garancia e madhe jeni ju, demokratët e guximshëm, qytetarët e lirë që më keni mbështetur në gjithë këto vite.

E vërteta do na bëjë më të mirë. Dhe e vërteta që po sulmohet, po goditet, po burgoset sot është se Edi Rama është produkt i krimit i bandave.

Sepse bëri Ministër të Brendshëm hetuesin e komunizmit dhe lidhjen mes bandave dhe tij, sepse përdori çdo institucion për ta mbrojtur e manipuluar çështjen. Sepse korrupsioni është i shtrirë ngado. Sepse me para të pista e me banditë ai blen vota e ruan pushtetit.

E vërteta është se asnjë qeveri nuk ja del të qëndrojë gjithnjë në këto themele të kalbura.

Të dashur miq!

Do të jemi bashkë çdo ditë dhe më të fortë. Do të jemi bashkë shumë shpejt e do punojmë me zemër e përkushtim për ta hequr këtë të keqe që i ka zënë rrugën vendit. Dhe do ja dalim”.


Lajmi kryesor:

Dosja ‘Babale‘, burgoset Ervin Salinaji! U dënua me 1 vit burg për ‘kallëzim të rremë’: Përballem me regjimin aty ku ma kërkoi! Pas vetëdorëzimit në polici u dërgua në qelitë e Fierit


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës