U dënua më 20 muaj burgim pasi vodhi fondet sociale, ish-ministri Spiro Ksera humb edhe betejën e fundit me drejtësinë! Gjykata e Lartë nuk i pranon rekursin

U dënua më 20 muaj burgim pasi vodhi fondet sociale, ish-ministri Spiro Ksera humb edhe betejën e fundit me drejtësinë! Gjykata e Lartë nuk i pranon rekursin

Spiro Ksera

Spiro Ksera, ish ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë "Berisha" në vitet 2009-2013, ka humbur betejën e fundit ligjore në sistemin e drejtësisë në vend, atë në Gjykatën e Lartë ku kishte kërkuar pafajsi. Në një vendim të publikuar sot Gjykata e Lartë ka vendosur refuzimin e rekursit të bërë nga ish ministri për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Apelit të 12 dhjetor 2016 që e shpalli të fajshëm dhe e dënoi me 1 vit e 8 muaj burg.

Në cilësinë e kryetarit të Entit Prokurues, në bashkëpunim me ish-drejtorin e Kabinetit Kleves Bitro si dhe mbeshtetjen e disa zyrtarëve të tjerë, Ksera vodhi paratë e akorduara për aktivitetet e shtresave të ndryshme sociale. Në shumicën e rasteve, sipas Prokurorisë së kryeqytetit, këto aktivitete nuk janë realizuar, ose janë bërë me kosto shumë më të ulëta se sa vlera që është shënuar në dokumentet zyrtarë. Abuzimi financiar përllogaritet në rreth 30 milionë lekë të reja.

Spiro Ksera ishte ministri i parë që dënohet me burg për abuzim me detyrën. I dyti u bë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar  (VIDEO)

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar (VIDEO)