Tiranë- Dhoma Kombëtare e Avokatisë i ka hequr licencën e avokatit ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Kjo masë vjen vetëm pak ditë pasi u dënua në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion, për fshehje pasurie. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e dënoi ish-gjyqtarin me 6 muaj burg, dënim që u konvertua në 1 vit shërbim prove.
Prokuroria kishte kërkuar 1 vit burg për Dedjan, por Gjykata dha dënimin me 6 muaj, vendim që u la në fuqi më 13 shkurt të këtij viti, nga Apeli.

SPAK e akuzoi Dedjan se ka fshehur në deklarim një apartament me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem, në Kavajë. Sa i takon këtij apartamenti, Dedja ka thënë se është i vëllait të tij dhe thjesht e ka pasur në përdorim, por ky pretendim i tij nuk e ka bindur Prokurorinë.
Sipas akuzës, Dedja ka kryer deklarim të rremë të një apartamenti me sipërfaqe 146 metra katrorë në Tiranë, lidhur me një hua 10 mijë euro të marrë nga kunati i tij. SPAK thekson se nga hetimi, huadhënësi rezultoi në pamundësi për dhënien e kësaj huaje.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese e kaloi shkallën e parë të Vettingut, por ishte shkalla e dytë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që e rrëzoi duke e larguar nga detyra.
A.Q/Shqiptarja.comKomente


Këtu do lahen të gjitha.Nuk e meritonte atë vend.
PërgjigjuShume mire qe ja hoq se dibran pa dine e oa iman e pata ndihmuar, dhe nje çështje time e perdori per te tjeret per presion me shket e vet avukat ,ti bashkim po Shume o vogel paske qene.Dhe gjoja personalisht vendim pro meje sa ishe ne kushtetuse .Kujton se ma fute bashke me shoket e tu?!!?pandehe se jam budalla bashkim?Ajo qe nuk paguhet ne vend shkuhet ne tefter per tu paguar.Me ke hyre ne hak personalisht bashkim
PërgjigjuPO LEKET KU VAJTEN??ASKUSH NUK THOTE QE SHTETI I KONFISKOI KAQ LEK DHE KAQ PRONA
Përgjigju