U dënua për korrupsion/ KPK ndërpret Vetingun për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha, në vitin 2013 u shpëtua nga KLD-ja

U dënua për korrupsion/ KPK ndërpret Vetingun për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha, në vitin 2013 u shpëtua nga KLD-ja

Gjyqtari Ibrahim Hoxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të ndërpresë procesin e Vetingut për ish-gjyqtarin e Tiranës, Ibrahim Hoxha, i dënuar më dy vite burg për korrupsion. Vendimi ëshë marrë në 17 nëntor 2020 nga trupa gjykues e përbërë nga Etleda Çiftja, Suela Zhegu dhe Olsi Komici. Ish-gjyqtari ishte përzgjedhur përmes shortit për t’ju nënshtruar procesit të Vetingut në 15 qershor 2020. Këshilli i Lartë Gjyqësor, në 22 tetor 2020, ka informuar Komisionin e Vetingut, se Hoxha ishte shkarkuar nga ish-KLD-ja në maj të vitit 2017, për shkak se është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Në këto kushte, Ibrahim kishte humbur statusin e magjistratit.

“Trupi gjykues ka arritur në përfundimin se mbarimi i statusin të magjistratit sjell si pasojë përfundimin e kësaj procedure administrative pa një vendim përfundimtar për çështjen”, thuhet në vendimin e Komisionit të Vetingut. Ibrahim Hoxha, u shpall fajtor për veprën penale të korrupsionit pasiv dhe u dënua me 3 vjet burg nga ish-Gjykata për Krimet e Rënda. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ish-gjyqtari vuajt vetëm 2 vjet nga dënimi i tij. Ibrahim Hoxha. Ai u arrestua më 3 maj të vitit 2016 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda së bashku me të birin, Ledjon Hoxha, për korrupsion, pasi kishin përfituar 600 mijë lekë ryshfet për një çështje.

Krahas dënimit me burg, prokuroria kërkoi që Hoxha të mos ushtrojë asnjë funksion publik për tre vite, kërkesë e cila u miratua nga gjykata. Ndërsa për djalin e tij, Ledjon Hoxha, gjykata vendosi dënimin 4 muaj burg dhe 20 muaj shërbim prove për akuzën e “moskallëzimit të krimit”. Në dhjetor 2013, ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i kërkoi KLD-së shkarkimin e Hoxhës nga detyra, në lidhje me një vendim të Hoxhës për moslejimin e ekstradimit drejt Italisë së Paro Laçit, një ish-aksioner i skuadrës së futbollit Partizani, i kërkuar asokohe nga drejtësia italiane. Por, KLD-ja në atë kohë, me në krye Bujar Nishanin, nuk e shkarkoi.

( Kliko këtu ) Vendimi për ndërprerjen e Vetingut për Ibrahim Hoxhën

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë