GJIROKASTËR - Një grup prej 24 shqiptarët të deportuar nga Greqia, me të mbërritur në pikën kufitare të Kakavijës, janë dërguar në karantinën e ngritur në Durrës tek Konvaleshenca (Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes), pasi njëri prej tyre ka shfaqur shenja klinike të koronavirusit, por nga analizat rezultoi negativ. 47-vjeçari nga Shqipëria e Mesme u deportua mbrëmë nga shteti fqinj së bashku me 23 shqiptarë të tjerë, të cilët kanë qenë të burgosur disa ditorë dhe kanë rezultuar me shkelje procedurale në Greqi.
Në pikën kufitare në Shqipëri atyre iu bë kontroll nga inspektorët e Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër, ku 47-vjeçari ka ngjallur dyshime të forta si i prekur me COVID-19, pasi kishte shenja klinike të sëmundjes. Në kushtet kur ai kishte udhëtuar së bashku me 23 shqiptarë të tjerë, autoritetet shëndetësore morën masat në bashkëpunimin me ato të rendit, duke i dërguar të 23 shqiptarët në qendrën e karantinës në Durrës. Kampioni që i është marrë sot të deportuarit në Kakavijë prej inspektoreve te NJVKSH Gjirokastër është çuar me urgjencë drejt kryeqytetit për t’iu nënshtruar analizës nga ku rezultoi i paprekur me virusin e rrezikshëm COVID-19.
Po ashtu, në orët e para të mëngjesit të sotëm, pala greke ka deportuar edhe 32 shqiptarë të tjerë për shkelje procedurale, por nga kontrollet e kryera, asnjëri prej tyre nuk ka pasur shenja klinike që të bëjnë të dyshosh se ka të prekur me koronavirus. Nisur nga rasti i mbrëmshëm, në pikën kufitare të Kakavijës u shtua personeli mjekësor, ndërsa ra në sy se shqiptarët e kthyer ishin pa mjete mbrojtëse, dhe se maskat u janë dhënë vetëm në Shqipëri nga mjekët në kufi. Greqia është shtet i prekur me COVID19.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.4%
-
Të gabuar
55.4%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 148
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Gjirokastër/ Lazaratasi i dehur përplas makinën e policit jashtë shërbimit, arrestohet 34-vjeçari pas aksidentit
2 Janar, 11:33
-
Proda inspekton Kakavijën dhe urdhëron vartësit: Asnjë pengesë artificiale për qytetarët në kufi, lehtësoni lëvizjen dhe bashkëpunoni me homologët
29 Dhjetor 2024, 21:40
-
Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, ministri Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi në kufi! Proda-vartësve: S'dua pengesa artificiale!
29 Dhjetor 2024, 12:12
-
Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, vihet në pranga 19-vjeçari pakistanez
26 Dhjetor 2024, 10:57
-
Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal
23 Dhjetor 2024, 08:40
-
Festat sjellin shqiptarët në Atdhe/ Fluks në portin e Vlorës, Durrësit, Kakavijë dhe Kapshticë (VIDEO)
22 Dhjetor 2024, 08:59
-
Kakavijë/ Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 16 mijë euro, lekë dhe paund të padeklaruara, nën hetim 47-vjeçari
10 Dhjetor 2024, 09:33
-
Kakavijë/ Udhëtonte drejt Greqisë me mbi 11 mijë euro me vete, por nuk i deklaroi! Procedohet penalisht 55-vjeçarja
26 Tetor 2024, 11:46
-
Kakavijë/ Tentoi të dilte nga Shqipëria me 14 mijë e 500 euro të padeklaruara, nën hetim 54-vjeçari
8 Tetor 2024, 12:35
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet me qëllim ekstradimin iraniani në Kakavijë (EMRI)
11 Shtator 2024, 15:09
-
Fluks lëvizjesh në Kakavijë, në 24 orë kaluan mbi 10 mijë shtetas
24 Gusht 2024, 10:40
Pëse qelbesirat Jorgot fundërrina i dergojne tani qe nuk janë kohet e mira? Të protestoje shteti! Keta mund të jenë të infektuar!
Përgjigju