TIRANE- Qeveria Berisha ka ndryshuar në vite qendrim lidhur me dhënien e parave nga buxheti i shtetit, në formën e reklamës, në favor të mediave që mbajnë qendrim proqeveritar, ose për të joshur të tjera që të ndryshonin qendrim.
Gazeta Shqiptarja.com zbulon sot sesi qeveria nëpërmjet vendimeve të Këshillit të Ministrave u ka hapur derën edhe mediave me shikueshmëri të vogël apo gazeta me tirazh të papërfillshëm. Në këtë mënyrë, edhe gazeta si RD apo "55" fitojnë reklama shumëmilionëshe qeveritare.
Qeveria ka modifikuar 3 herë vendimet, nga ai i 2006 ku ndryshe nga qeveritë socialiste, nuk do të jepte fonde buxhetore për njoftimet zyrtare, por këto do të botoheshin, të gjitha, në një publikim të posaçëm Buletinin e Njoftimeve Zyrtare,për të shmangur pagesën me fonde publike të njoftimeve zyrtare në media.
Më pas vendimi i 2007 kërkonte të merrej parasysh tirazhi dhe shikueshmëria për të dhënë reklama qeveritare. Ndërkohë që VKM e vitit 2008 që anulonte atë të një viti më parë dhe hiqte kriterin e tirazhit dhe shikueshmërisë.
Shkrimi i plote publikohet sot ne gazeten Shqiptarja.com LEXO SHKRIMIN E PLOTE
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PDF - Lexo tre vendimet e ndryshme te Kryeministrit Berisha