Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit gjatë konferencës ka thënë se LSI ka furnizuar me diploma false shumë të rinj në këmbim të pjesëmarrjes së tyre në "tallava".

Kryemadhi në një video të realizuar nga zyra e saj, i përgjigjet duke thënë se do  të  punojë për të rinjtë dhe të rejat e vendit.

"Unë do të vazhdoj të punoj për të rinjtë dhe të rejat e vendit tim. Ata nuk do të helmohen nga avujt e kokainës. Në 25 prill do ti japin fund tranzicionit dhe rilindjes së Edi Ramës që në fakt ishte rivdekje", thotë Kryemadhi në video.