U dhunua në mënyrë barbare në Tiranë, 22-vjeçarja niset drejt Kenias për mjekim të specializuar! Ende në gjendje kome

U dhunua në mënyrë barbare në Tiranë, 22-vjeçarja niset drejt Kenias për mjekim të specializuar! Ende në gjendje kome

Keniaia Joy Aoko është larguar nga Shqipëria ditën e sotme, drejt vendlindjes, teksa la Spitalin e Traumës për t'u larguar për mjekim në spitalin Kenyatta. Avioni që mbante vajzën nga Kenia, nënën e saj dhe ekipin mjekësor u largua nga Shqipëria këtë të mërkurën dhe ka zbritur në aeroportin Wilson.

Që prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia ndodhej e shtruar në spital pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën "Pandeli Evangjeli" në kryeqytet. Që atëherë keniania është në gjendje kritike dhe ka nevojë për kujdes të specializuar neurologjik, i cili nuk ishte i disponueshëm në Shqipëri.

Rasti i dhunimit të 22-vjeçares solli në Tiranë edhe përfaqësues të ambasadës keniane në Itali. Ata kanë diskutuar me nënën e Joy, mjekët që kujdesen për të renë në spital dhe më pas janë takuar efektivët e policisë që po hetojnë ngjarjen, të cilët i kanë çuar në banesën ku ndodhi dhunimi brutal i 22-vjeçares.

Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të autorëve, megjithëse raportet e mëparshme kundërshtonin atë që policia i tha familjes, e cila tregoi se Joy Aoko u përpoq të bënte vetëvrasje duke u hedhur kati i dytë i pallatit të saj.

Mamasë së Joy-t iu desh të zhvendosej përkohësisht në Shqipëri për t'u kujdesur për vajzën e saj që është në koma. Aktualisht, ka pretendime se Xhoi është përdhunuar, por policia duhet të përfundojë hetimin dhe të dalë me një raport përfundimtar se çfarë ka ndodhur saktësisht me Joy-n, i cili kishte punuar në Shqipëri për më pak se 6 muaj.

22-vjeçarja keniane prej 14 gushtit ndodhet në koma e shtruar në spitalin e  Traumës me brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru.  Dyshohet se 22 vjeçarja është hedhur nga ballkoni i dhomës së pallatit ku qëndronte, dhe denoncimin në polici e bëri nga një prej shoqeve.

Nëna e vajzës keniane, që jetonte në Tiranë me disa shoqe të saj, u njoftua nga kompania e kazinosë që vajza e saj kishte përfunduar në spital. Sipas saj vajza u kishte treguar shoqeve se përndiqej nga një shofer taksie i cili vazhdimisht i kërkonte të krijonin raporte intime.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eda135: 26/01/2023 09:46

    Ku kemi arritur Ne Kenia Jane me te mire mjeket ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja