Arrestohet mësuesi i fizkulturës në Tepelenë, akuzohet për ngacmim seksual të 2 nxënëseve! Drejtoresha: S’kishte sjellje të dyshimtë në shkollë

Mësuesi i fizkulturës në Tepelenë, Kleanth Laçi është arrestuar nga polica e Gjirokastrës nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj dy vajzave të mitura të cilat mësonin në shkollën 9 vjeçare ku 59 vjeçari jepte mësim. Gjithashtu është arrestuar edhe 29 vjeçari A.G i cili ditën e djeshme u vetëdorëzua në polici duke pranuar se kishte dhunuar Kleanth Laçin pasi ky i fundit kishte ngacmuar seksualisht motrën e tij të mitur. Ndaj 29 vjeçarit rëndojnë akuzat e plagosjes së lehtë me dashje të kryer në bashkëpunim dhe vetëgjyqësia.

Ndërkohë ndaj mësuesit të fizkulturës, Kleanth Laçi rëndojnë akuzat e ngacmimit seksual ndaj dy të miturave dhe kallëzimi i rremë në polici. Kujtojmë se në dëshminë e dhënë gjatë ditës së djeshme, Laçi mohoi të kishte ndonjë konflikt me dikë dhe deklaroi se nuk i njihte autorët të cilët e dhunuan. Ai tha se nuk kishte asnjë lloj ideje se përse mund të ishte dhunuar.

Ndërsa 29 vjeçari i arrestuar, vëllai i njërës prej nxënëseve të ngacmuara seksualisht nga Kleanth Laçi deklaroi në polici se ishte kthyer nga emigracioni pasi motra e tij i kishte rrëfyer se mësuesi i fizkulturës e kishte ngacmuar.

Në një reagim të bërë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri me dije se është marrë masa për pezullimin nga puna të Kleanth Laçit deri në përfundimin e hetimeve nga ana e policisë. Njëra prej mësueseve të shkollës 9 vjeçare ku jep mësim Kleanth Laçi, është shprehur se nuk besonte se kolegu i saj ta kishte bërë një gjë të tillë. Edhe drejtoresha vendosi të japë një deklaratë për mediat duke dalë garant se në ambientet e shkollës nuk ka pasur asnjë sjellje të dyshimtë të mësuesit.

“Për këtë ngjarje kemi dy ditë që po hetojmë. Ky problem ka shkuar në instancat më të larta. Ministria ka marrë vendim për pezullimin e mësuesit deri në zbardhjen e kësaj ngjarje. Ne kemi shkuar në familjet e dy vajzave, gjendja e tyre psikologjike është shumë e mirë. Absolutisht nuk kemi vërejtur asgjë të dyshimtë përsa i përket sjelljes së tij në ambientet e shkollës"- u shpreh drejtoresha. 

Blutë e Tepelenës thonë se ende nuk i kanë identifikuar 2 personat e tjerë që ishin në makinë gjatë dhunimit të mësuesit, i cili u pezullua nga Zyra Arsimore e Tepelenës deri në përfundim të plotë të hetimeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:06
Arrestimi i mësuesit të fizkulturës nën akuzën se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse, drejtoresha e shkollës: Nuk kemi vënë re sjellje të dyshimtë

Për arrestimin e Kleanth Laçit, mësuesit të fizkulturës në shkollën 9 vjeçare ka folur edhe drejtoresha e kësaj shkolle. Në një prononcim për mediat, ajo tha se për rastin hetohej prej dy ditësh ndërsa shtoi se Kleanth Laçi ishte pezulluar nga puna deri në përfundim të hetimeve duke shtuar se nuk kishin vënë re sjelle të çuditshme nga ana e tij në shkollën 9 vjeçare.

Sa i takon gjendjes psikologjike të dy vajzave të cilat janë ngacmuar seksualisht nga 59 vjeçari, drejtoresha tha se gjendja e tyre psikologjike ishte shumë e mirë.

“Për këtë ngjarje kemi dy ditë që po hetojmë. Ky problem ka shkuar në instancat më të larta. Ministria ka marrë vendim për pezullimin e mësuesit deri në zbardhjen e kësaj ngjarje. Ne kemi shkuar në familjet e dy vajzave, gjendja e tyre psikologjike është shumë e mirë. Absolutisht nuk kemi vërejtur asgjë të dyshimtë përsa i përket sjelljes së tij në ambientet e shkollës.

Ora 11:43
Arrestimi i mësuesit që ngacmoi seksualisht dy nxënëse, mësuesja e shkollës në Tepelenë: Nuk e bën profesor Keli këtë! (Drejtoresha i kërkon të futet brenda)

Njëra prej mësueseve ndihmëse të shkollës 9 vjeçare në Tepelenë ku dyshohet se mësuesi i fizkulturës, Kleanth Laçi ka ngacmuar seksualisht një nxënëse, ka deklaruar se nuk besonte që 59 vjeçari ta ketë bërë diçka të tillë.

“Unë kam 6 vite në këtë shkollë dhe nuk e mendoj se profesori të ketë bërë diçka të tillë. Unë si mësuese për atë profesor nuk e mendoj se e ka bërë diçka të tillë. Edhe mund të jetë e inskenuar. Unë nuk e kam parë gocën që pretendon se është ngacmuar seksualisht.

Unë kam dërgjuar vetëm për një nxënëse të ngacmuar. Por me pak fjalë nuk e besoj që profesor Keli ta ketë bërë një gjë të tillë”- u shpreh mësuesja.

Ndërkohë drejtoresha e shkollës nuk pranoi të prononcohej për mediat, duke i kërkuar gazetarit të Report TV që të largohej nga oborri i shkollës. Drejtoresha i kërkonte mësueses që të mos jepte deklaratë për mediat lidhur me rastin.

Ora 11:10
Ngacmoi seksualisht dy nxënëset në shkollën 9 vjeçare, Kushi pezullon nga puna mësuesin e fizkulturës në Tepelenë deri në përfundimin e hetimeve

1673520931_WhatsAppImage20230112at10.59.041.jpeg

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në Tepelenë ku një mësues i fizkulturës është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të shkollës ku jepte mësim. Kushi tha se Zyra Arsimore e Tepelenës ka pezulluar nga puna Kleanth Laçin deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

“Kemi ndjekur nga afër ngjarjen e ditëve të fundit të ndodhur në Tepelenë, ku një mësues është dhunuar, pasi akuzohet nga familjarët për abuzim ndaj vajzës së tyre. Për mësuesin është marrë masa e ndalimit nga policia dhe Zyra Arsimore Tepelenë ka marrë sot vendimin për pezullimin e mësuesit nga puna deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Nxënëses menjëherë i është ofruar ndihmë nga punonjësit e shërbimit psiko-social dhe gjithashtu drejtoria dhe stafi i shkollës do të vijojnë mbështetjen për vajzën dhe familjen e saj, për ta kapërcyer këtë situatë”- u shpreh Kushi.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • florentina: 20/01/2023 08:53

    njeri i mrekullushem nuk besoj

    Përgjigju
  • sako: 18/01/2023 14:11

    Jane bere te modes keto denoncime, prirem te mos i besoj.

    Përgjigju
  • TAULANT: 18/01/2023 11:10

    e pse i duhet besuar nje femije per refimin e saj?

    Përgjigju
    • Alb: 18/01/2023 13:05

      Po si besove femijes se di kujt mund ti besosh madje sishte 1 po 2 femije gjithsesi hetimi duhet kryer mos flisni pa lidhje.

    • beni: 18/01/2023 12:03

      Ke femije ti shoku?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja