U dhunua nga i dashuri, 28-vjeçarja: Prindërit e mi e përzunë në Gjermani se më rrihte, donte hakmarrje! Doja të krijonim familje, ai donte të më merrte shpirtin

 

28-vjeçarja që u dhunua dhe u mbajt peng nga i dashuri Gleard Gusholli që u arrestua ditën e djeshme rrëfen se ka përjetuar dhunë barbare me këmbë karrigeje, shkelma e grushte. E reja e cila ndodhet në spitalin e Traumës, ku u dërgua nga kushërira e autorit, është në gjendje të rëndë psikologjike.

Rrëfimi i plotë i 28-vjeçares:

“Më ka kërcënuar do të hedh në lumë, do marr kushëririn në telefon, nuk do të nxjerr nga shtëpia. Kam tentuar disa herë të hidhesha nga ballkoni se nuk e duroja dot më. Më gjuante me grushte e me shkop. Më nxirrte thikën, ma mbante te këmba, më thoshte do ta çaj barkun. I lutesha të më hapte derën. Nuk më do mirë, vetëm më hap derën. Donte të hakmerrej se kemi qenë 3 muaj të ndarë. Në Gjermani ka nisur nga dhunë. Prindërit e mi e kanë marrë vesh dhe e kanë nxjerrë nga shtëpia. Kishim 1 vit e gjysmë që njiheshim. Në Gjermani më ka dhunuar, nuk e kemi denoncuar as unë as familja. Prej xhelozisë donte të hakmerrej, më merrte telefonin, nuk kontaktoja dot askënd. Në Gjermani kemi bashkëjetuar 1 muaj e gjysmë dhe prindërit e mi e nxorrën nga shtëpia.

Persona të tjerë nuk kanë ndikuar në këtë dhunë por e di që fliste në telefon, shkruante mesazhe, më kërcënonte se do vijë shoku im tani, do të torturojmë. Ai akuzonte prindërit e mi dhe mua që ne e kemi denoncuar, ne s’kemi bërë as denoncim e asgjë dhe në këtë moment merr gocën e dajës në telefon dhe i thotë të lutem më gjej një avokat në Gjermani dhe më thuaj pse s’më lejohet të hyj në Gjermani.

Kur flisja në telefon me gocën e dajës së tij, ajo i thoshte të lutem mos u zini. Kur folëm prap në telefon, i thashë gocës së dajës të vijë të më ndihmojë. Më fuste 4 gishtat në grykë dhe donte me ma marr shpirtin. Unë e dija që po vdes e po jap shpirt. Më ka dhunuar. Unë kam lindur e jam rritur në Gjermani, jam infermiere. Ai ka qenë në qytetin tim dhe ka kërkuar ndihmë se nuk ndihej mirë. Unë si shqiptare doja ta ndihmoja.

Këto ditë më ka detyruar edhe të konsumoj drogë. Këto 5 ditët e fundit e kam kosnumuar, herët e tjera s’kam pasur kurrë lidhje me drogë. Mua nuk ka cfarë më mban Shqipëria, erdha të krijoja familjen me Gleardin, erdhi të hakmerret me mua. Me familjarët s’kam folur. Ditën që erdhi goca e dajës për të më ndihmuar, rreth 15 herë më fuste gishtat në fyt e donte të më mbyste. Kur hapi derën ishte kunati i Gleardit, cuni i dajës dhe goca e dajës. Ata e nxorrin nga shtëpia. Goca e dajës më veshi rroba se isha nudo, më kishte futur në dush e donte të më vriste. Unë jam e vdekur”, tha 28-vjeçarja.


Lajmi kryesor:

U mbajt peng dhe u dhunua për 1 javë nga i dashuri, 28-vjeçarja: Tentova të hidhesha nga kati i 5-të! Avokati i saj: Ishte tentativë vrasjeje, të ndryshohet akuza


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar