KORÇË - “Detyrim Paraqitje” është masa e dhënë nga Gjykata e Korçës për 33 vjeçarin Tomi Misha, i vënë nën akuzë për kundërshtim të forcave të policisë, dhe protagonist në videon e dhunës së policisë së Korçës ndaj tij.
Mishës, i cili në videon e publikuar shihet teksa dhunohet nga dy efektivë policie në sy të zëvendësdrejtorit Arben Hyseni, i është komunikuar masa e sigurisë në ambientet e spitalit.
Në seancën e sotme, për akuzën e kundërshtimit të forcave të policisë, Gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
33 vjeçari, në videon e publikuar të premten e 20 shkurtit, shihet duke u dhunuar në qendër të Korçës nga dy efektivë të policisë, pasi kishte përplasur automjetin e zëvendësdrejtorit Arben Hyseni.
Ishte ky i fundit që telefonoi uniformat blu, dhe këta të fundit me ardhjen në vendin e ngjarjes, goditën me shpullë të riun pas një debati verbal mes tyre. Akti u dënua si nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Ndërkohë, dy efektivët si dhe zëvendësdrejtori u pezulluan përkohësisht deri në përfundimin e hetimeve.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Videot e dhunës, 33-vjeçari dërgohet në spital nga policia