DURRES - 22 vjeçari Rexh Myzyraj, i cili pak kohë më parë ndërroi jetë pasi u dogj në një kamion bashkë më të fejuarën e kushëririt tij, Erinda Kaçorri, në përpjekje për të hyrë ilegalisht në Angli përcillet sot në banesën e fundit.

Arkivoli me trupin e të riut mbërriti në shqipëri mesditën e së shtunës, ndërsa kjo u mëndua falë ndërhyrjes së Ministrisë së Brendshme dhe punonjësve të ambasadës shqiptare në Francë.

Ndërkohë varrimi do bëhet në varrezat e Hamallajve ku familja nga Hasi jetonte prej vitesh. 

Kanë qenë familjarët e 22 vjeçarit ata të cilët kanë shkuar dhe kanë ndihmuar në përshpejtimin e hetimeve, ndërsa ende nuk ka të dhëna për trupin e Erinda Kaçorrit, 24 vjeçares nga Rrësheni që humbi jetën bashkë më Myzyrajn në ktë ngjarje tragjike.

rexh myzyraj dhe erinda kacorri

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)