U dogj për së gjalli brenda një makine, miq dhe familjarë mbushin me kujtime trotuarin ku humbi jetën 17-vjeçari shqiptar në Greqi

U dogj për së gjalli brenda një makine, miq dhe familjarë mbushin me kujtime trotuarin ku humbi jetën 17-vjeçari shqiptar në Greqi

Vendi ku humbi jetën shqiptari

Me lule, qirinj dhe kujtime është mbuluar trotuari ku u dogj për së gjalli Fabio, 17-vjeçari shqiptar dy ditë më parë në ishullin grek, Kefalonia.

Shokë, të afërm dhe familjarë janë mbledhur mëngjesin e sotëm në vendin ku makina me të cilën po udhëtonte i riu së bashku me moshatarët e tij u dogj.

Ndërkohë ditën e djeshme drejtuesi i makinës, një 18-vjeçar grek, i cili sapo e kishte marrë patentën, doli para gjykatës për t’u përballur me akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Ngjarja tragjike u regjistrua 2 ditë më parë. Gjithçka ndodhi teksa i riu po udhëtonte në një makinë me tre bashkëmoshatarë të tij. Automjeti të cilin po e drejtonte njeri prej tyre doli nga rruga dhe mori flakë, për shkaqe ende të panjohura. Flakët përfshin 17-vjeçarin, i cili fatkeqësisht nuk arriti të dilte në kohë nga makina.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat