TIRANË- Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish-zyrtarin e Policisë, Erzen Breçani i cili u dyshua për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit, si pjesë e grupit të Ervion Matës që trafikuan tonelata me drogë. Çështja për Breçanin ishte ndarë që prej shkurtit 2025, kur Gjykata e Posaçme shpalli moskompetencë dhe ia kaloi çështjen Gjykatës së Tiranës me argumentin se akuzat të cilat rëndonin mbi ish ish-funksionarin e lartë të Policisë së Shtetit nuk janë kompetencë e saj. Edhe Prokuroria e Tiranës kërkoi pushimin e çështjes.
Vetë Breçani i ka mohuar akuzat se ka pastruar paratë e grupit kriminal përmes HEC-eve në Valbonë, duke deklaruar se paratë për hidrocentralin ia ka marrë vëllait që prej 25 vitesh merret me biznes. Ndërkohë, i biri i tij i akuzuar për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë, ndodhet në qeli. Ai ishte shpallur në kërkim që prej nëntorit 2023, por u vetëdorëzua në Spanjë pas 3 vitesh dhe më pas u ekstradua në Shqipëri.
Dosja Metamorfoza është ndarë në dy fraksione. Njëri grup, ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni, Adrian Cenaj, Bujar Ajeti, Besmir Murtati, Ismail Zeneli dhe Albert Prenga, ka kaluar në gjyq. Gjykata ka ndarë nga ky proces personat e tjerë që ndodhen ende në kërkim, Ervin Mata, Artan Sulejmani dhe Bajram Grabova.
Grupi janë në akuzë për trafik droge në disa episode, sigurim të kushteve për vrasje, armë pa leje, pastrim parash, grup të strukturuar kriminal apo nxjerrje të sekretit hetimor.
-
cfare gjykatesish ?? Turp
Përgjigju -
Sigurisht po të kesh miljona nuk dënohesh..
Përgjigju-
Po te ishte barkthate edhe Trump do ishte denu nja 20 here deri tani or teeeejjjjj
-
-
Po hecet bohen me rrogat e ktyre,gjygjtare te korruptume sa pagoi per te dal I paster,e ka cuni i babes leke se eshte I pasur,drejtesi koti dhe kjo
Përgjigju








Komente
Komento