Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe për ish-shefin e Policisë së Beratit, Ardit Hasanbegaj, pjesë e dosjes ‘Metarmofoza’.
Pëllumb Gjoka është dënuar me 9 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet me 1/3. Kështu që ai do të vuajë 6 vite burg, në një burg të sigurisë së lartë.
Gjoka është shpallur fajtor për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e shtetasve Kleanthi Musabelli, Dorjan Duli dhe Ibrahim Lici.
Ndërkohë Gjoka është shpallur i pafajshëm për akuzën e ‘armëmbajtjes pa leje’. Ai gjithashtu është shpallur fajtor për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për korrupsion aktiv të funksionarëve të sistemit të drejtësisë. Pëllumb Gjoka po gjykohet edhe për vrasjen e Gjin Ndojit në një tjetër proces.
Ndërkohë ish-shefi i Policisë, Ardit Hasanbegaj, është shpallur fajtor për sigurim kushtesh për vrasjen e Dorjan Dulit dhe Ibrahim Licit, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Ai është dënuar me 7.6 vite burg. Ndërkohë për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet me 1/3 dhe ai do të duhet të vuajë 5 vite burg, në një burg të sigurisë së lartë. Po ashtu atij i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte kërkuar dënimin me 14 vite burg për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 9 vite burg për ish-shefin e policisë, Ardit Hasanbegaj.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










Pastaj thone qe nuk zhduket krimi , nese denohesh me burgim te perjetshem eshte nje tjeter gje kurse denim qesharak me 5 vite burg per organizata kriminale qe kane vrare njerez eshte skandal , do bej 1-2 vite burg dhe mbaroj punen ky boti qr
Përgjigju