Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Dashnor Dumanin, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, i ekstraduar 2 ditë më parë nga Dubai ku ishte arrestuar së fundmi. Gjatë rivlerësimit të masës në GJKKO, vëllai i të penduarit heshti.
Ai dyshohet nga SPAK për përfshirje në masakrën e Bradasheshit, më 29 dhjetor 2019, ku mbetën të vrarë tre persona, mes të cilëve edhe vëllai i të penduarit tjetër, Erion Alibej, si dhe në supergrabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit më 9 prill 2019.
Në rrëfimet e tij tronditëse në sallën e gjyqit në GJKKO në procesin “Plumbi i Artë”, Erion Alibej deklaroi pak ditë më parë se nga hetimet që ka kryer në mënyrë private për masakrën, zbuloi se në mesin e atentatorëve ishte vëllai i Nuredin Dumanit. Me këtë të fundit Erion Alibej nisi një bashkëpunim për vrasjen e Talo Çelës dhe sipas tij i ishte betuar për Kuranin se i falte gjakun e të vëllait.
Ndërkohë, Gjykata e Posaçme zbuti masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për anëtarin e grupit kriminal të Çopjave, Armis Stafa. Përmes mbrojtësit të tij, Armis Stafa dorëzoi para Gjykatës së Posaçme disa të dhëna nga sistemi TIMS, në të cilat pretendohet se në periudhën kur SPAK dyshon se ka kryer krimin, nuk ndodhej në territorin shqiptar. Sipas avokatit, Armis Stafa, nga 19 dhjetori 2019 deri më 30 tetor 2022, ndodhej në Itali dhe në pamundësi për të lëvizur pasi ishte i bllokuar për shkak të rregullave të vendosura me qëllim kontrollin e pandemisë prej COVID-19. SPAK e akuzon Armis Stafën se përmes shitblerjes së makinave dyshohet se roli i tij në grup ka qenë për pastrimin e parave përmes shit-blerjes së makinave që rridhnin nga veprimtaria kriminale, kryesisht ajo e trafikut të drogës, e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja.
SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Mars, 14:12
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
56.4%
-
Të gabuar
39%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 2326
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Unaza e Re/ Favorizuan Salillarin për tenderin 22 mln €, GJKKO pushon akuzat për 6 ish-zyrtarët e ARRSH: U parashkrua ndjekja penale! SPAK: E ankimojmë
13 Mars, 10:51
-
Kultivuan 10 mijë bimë kanabisi, GJKKO dënon me 59 vite burg 5 anëtarët e grupit kriminal në Shkodër
13 Mars, 10:29
-
Veliaj mori aktet hetimore në qeli, raporti i studios ligjore amerikane: S'mund të shqyrtojë 60 mijë faqe brenda 2 javëve, e mbajnë në burg për ta ndëshkuar
13 Mars, 10:20
-
Dosja Meta-Kryemadhi/ Mbyllet seanca paraprake, vendimi më 18 mars! SPAK kërkon dërgimin në gjyq, mbrojtja pushim ose rihetim
12 Mars, 12:33
-
Ish-presidenti Meta kërkon përsëri ndryshim të masës së sigurisë, depoziton kërkesën në GJKKO
11 Mars, 14:34
-
I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, avokati: Amar Shkëmbi vuan nga probleme të shëndetit mendor! SPAK: S’ka ekspertizë që e vërteton! Shtyhet seanca
11 Mars, 12:50
-
Masakra e Gërdecit/ Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut
10 Mars, 09:56
-
GJKKO e dënoi me 9 vjet burg për trafik droge, arrestohet në Pishkash të Elbasanit 37-vjeçari (EMRI + VIDEO)
9 Mars, 17:03
-
'Sterilizimi'/ Rama komenton për herë të parë çështjen e Beqajt: GJKKO rrëzoi akuzën për grup kriminal, po atëherë ish-ministri në cilin grup është anëtar? (VIDEO)
9 Mars, 12:32
-
Nis gjyqi për Veliajn, GJKKO pranon kërkesën: BKH t’i vërë në dispozicion të gjitha aktet hetimore! Seanca e radhës më 24 mars
9 Mars, 08:40
-
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut! Rama: Jo trysni ndaj drejtësisë, nuk e shpall të pafajshme! SPAK të shterojë çdo pistë që mund të çojë te korrupsioni (VIDEO)
9 Mars, 07:04
-
Mbaron koncesioni pas 10 vitesh, Sterilizimi i kalon shtetit, Beqaj nga burgu: Solli progres! U rrit numri i ndërhyrjeve dhe u ulën infeksionet spitalore
8 Mars, 11:38