Kush ishte mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani, postet dhe dënimi, kalimi nga PDK-ja, LSI-ja tek PDIU dhe në fund afrimi me PS, akuzat e PD-së për lidhje me bandat 

Emri i Pjerin Xhuvanit, i cili u ekzekutua sot në Elbasan, u lakua në publik për herë të parë në qershor të 2015, pasi u ndalua i dyshuar si pjesë e një skeme të mashtrimi me rimbursimin e medikamenteve, gjatë periudhës shtator 2014 – mars 2015, me vlerë rreth 500 mijë euro. Xhuvani mbante postin e drejtorit në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, i propozuar nga LSI-ja. Në atë kohë, Xhuvani ishte kryetar i LSI-së në Elbasan. Para pozicionit si drejtori i Fondit, Xhuvani kishe qenë Drejtor i Spitalit Psikiatrik të Elbasanit, gjithashtu si përfaqësues i LSI-së. Para pozicioneve drejtuese, Xhuvani ka ushtruar profesionin e mjekut psikiatër. 

Fillimisht, Pjerin Xhuvani ka qenë pjesë e Partisë Demokristiane të Nard Ndokës. Ai kaloi nga PDK-ja tek LSI-ja në vitin 2009, madje ishte edhe kandidat për deputet i LSI-së, në Elbasan, në zgjedhjet e 2009, i renditur i dyti në listë. Disa ditë pas ndalimit në qershor të 2015, LSI-ja, përmes një konference për shtyp, njoftoi shkarkimin e Xhuvanit si kryetar i degës në Elbasan dhe komandimin në vend të tij të Edmond Haxhinastos. Dy javë më pas, Gjykata e Apelit në Tiranë e liroi Xhuvanin nga qelia, duke vazhduar procesin në arrest shtëpie. Në korrik të vitit 2016, gjykata dëboni Xhuvanin me 3 vjet burg për “shpërdorim të detyrës. Atij iu hoq e drejta për ushtrim të funksioneve publike për një periudhë 3-vjeçare. 

Nga vera e vitit 2015, Xhuvani nisi të largohej nga LSI-ja. Në vitin 2017, Xhuvani ishte pjesë e PDIU-së Elbasan. Muaj e fundit, Xhuvani nisi të afrohej me Partinë Socialiste, ku për shkak të peshës së tij elektorale, krijoi shqetësim tek PD dhe LSI. Ditën e Verës, në 14 mars 2021, 56-vjeçari Pjerin Xhuvani, ishte një nga personat e akuzuar nga Partia Demokratike për përplasjen që ndodhi në këtë qytet, mes militantëve të të dy kampeve. Gazment Bardhi e akuzoi si një ndër organizatorët e përplasjeve, por mësohet se Xhuvani është futur në turmë pasi aty ishte edhe dhëndri i tij.

1619007870_pjerinxhuvani010.jpg


Lajmi kryesor:

Shoqëruesi i Gazment Bardhit vret eksponentin e PS në Elbasan, Pjerin Xhuvani! Doli nga furgoni i PD-së me pistoleta dhe e qëlloi! Dëshmia e autorit: U vetëmbrojta, po blinin vota


K.T./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor