Armiku i Martinajt u ekzekutua në qendër të Athinës në sy të djalit, Roan Brahimit në 2020 i qëlluan me armë lokalin e të atit në Lezhë! E shkruara kriminale

Armiku i Martinajt u ekzekutua në qendër të Athinës në sy të djalit, Roan Brahimit në 2020 i qëlluan me armë lokalin e të atit në Lezhë! E shkruara kriminale

Roan Brahimi

Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i njohur si armiku i Ervis Martinajt, i cili u ekzekutua me armë zjarri nga një atentat mafioz një natë më parë në Athinë (9 maj), është nga fshati Pllanë i Lezhës. Në dhjetor të 2020, lokali në pronësi të babait të tij Gjovalin Prendit, u qëllua me breshëri plumbash, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Ndërsa në vitin 2014, ju vranë në atentat dy djem xhaxhallarësh dhe u plagos një tjetër. Konkretisht mbetën të vrarë Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi. 

Roan Brahimi, u vra në një atentat të mirëfilltë mafioz në lagjen Vyronas të Athinës. Krimi, në sy të gruas dhe djalit të vogël ndodhi në një zonë të populluar. Nga plumbat gruaja e tij mbeti e plagosur.

E shkuara kriminale e Roan Brahimit
Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, ishte i shpallur në kërkim për tu pyetur për vrasjen e Brilant Martinajt, (kushëriri i Ervis Martinajt) atentat që ndodhi në 17 korrik 2022, dhe u vranë dhe 2 të tjerë. Po ashtu Brahimi u shpall në kërkim dhe për atentatin e 22 korrikut 2022, ku shpëtoi Ylli Brahimi por u vra Klisman Preçi. Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar, kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi.

Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, i akuzuar për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, u shpallën në kërkim edhe Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Vrau ish-gruan Enkelejda Danaj me thikë, lihet në burg shqiptari! Shfaq pendesë para gjykatës greke: Kam bërë gabim të madh

Vrau ish-gruan Enkelejda Danaj me thikë, lihet në burg shqiptari! Shfaq pendesë para gjykatës greke: Kam bërë gabim të madh