LEZHË- 1 i vdekur dhe 1 i plagosur është bilanci i një atentati mafioz mbrëmjen e sotme në qendër të Milotit. Viktimë e atentatit me armë zjarri ka mbetur Klisman Preçi, 28-vjeç, ndërsa Ylli Ibrahimi 46-vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Ylli Ibrahimi ka marrë dëmtime në brinjë dhe në këmbë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në qendër të Milotit, në hyrje të një pallati, dhe janë qëlluar nga një makinë në lëvizje, sapo kanë zbritur nga makina e tyre tip ‘Toyota Land Chrysler’ e cila ishte e blinduar. Report Tv ka siguruar pamjet e makinës, së shënjestrave të atentatit, ku shihet se në xhamin e parë është bërë shoshë nga plumbat, por nuk kanë arritur që të depërtojnë. Makina ishte me targa të Shkupit.

Ndërkohë një makinë e djegur e cila dyshohet se u përket atentatorëve është gjetur në Gramëz të Krujës. Brenda makinës tip 'Audi' janë gjetur edhe dy armë tip 'Kallashnikov'.

Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi , të dy me precedentë të mëparshëm penal. 46-vjeçari Ylli Ibrahimi nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2003, ai ishte dënuar për trafik droge, ndërsa i kishte shpëtuar një atentati vetëm një vit më parë. Ndërsa Klisman Preçi, i cili mbeti i vdekur, i shpëtoi një atentati në maj të këtij viti, ku ishte bashkë në makinë me Blerim Preçin.

Vetëm 6 ditë më parë një vrasje mafioze me tre viktima ndodhi në mbikalimin e Fushë-Krujës, ndërsa nuk dihet nëse atentati i mbremjes së sotme ka lidhje me ngjarjen.

1658552617_yllibrahimidheKlismanPreci.jpg

Ylli Brahimi dhe viktima Klisman Preçi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:06
E bërë shoshë nga plumbat, dalin pamjet e makinës së viktimës dhe të plagosurit në Milot

 

Report Tv ka siguruar pamjet e makinës së shënjestrave të atentatit mbrëmjen e sotme në Milot, Klisman Preçit, i cili mbeti viktimë si dhe të Ylli Brahimit, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Siç shihet dhe nga pamjet makina tip ‘Toyota’ në xhamin e parë është bërë ‘shoshë’ nga plumbat ndërsa ishte  e blinduar. Makina ishte me targa të Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.

1658523946_MAKINA001.jpg

Ora 23:01
Atentati me 1 të vrarë e 1 të plagosur në Milot, reagon polica

1658520983_milot.jpg

Policia e Shtetit ka reaguar pas atentatit me 1 të vdekur dhe një 1 të plagosur në Milot.

‘Në qytet Milot, në sheshpushimin  e një pallati, rreth orës 21:00, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip fuoristradë “Land Chrysler”, brenda  të cilit ndodheshin shtetasit K. P., 28 vjeç dhe Y. B., 46 vjeç, banues në Kurbin, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës, në Tiranë. Shtetasi K. P. ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Gjithashtu, nga forcat policore të Komisariateve të Policisë Kurbin dhe Lezhë, me mbështetje edhe nga grupet e FNSH Shkodër, po bëhet krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Janë ngritur pika kontrolli në Rrugën e Kombit, në drejtim të Matit, të Lezhës, të Tiranës dhe të Krujës.  Në fshatin Gramëz, rrethi Krujë, është konstatuar duke u djegur një automjet, që dyshohet se është automjeti i përdorur nga autori/ët për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale. Nga kqyrja paraprake, brenda tij,  janë gjetur 2 armë zjarri kallashnikovë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdon veprimet hetimore, duke administruar çdo provë, pamje filmike, informacion si dhe dëshmi, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

Ora 22:59
Foto ekskluzive, ky është kallashi që u gjet brenda makinës së djegur të atentatorëve në Krujë

1658523131_kallashi001.jpg

Report Tv ka siguruar pamjet nga brenda makinës së djegur të atentatorëve të cilët qëlluan ndaj Klisman Preçit, i cili mbeti viktimë dhe Ylli Brahimit, i cili mbeti i plagosur.

Ora 22:32
DETAJET/ U qëlluan sapo zbritën nga makina e blinduar, si ndodhi atentati me 1 viktime dhe 1 të plagosur në Milot

 

Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi, u qëlluan me armë zjarri në qendër të Milotit, sapo zbritën nga një makinë e blinduar ‘Toyota Land Chrysler’, bëjnë me dije burime për Report Tv. Nga atentati mbeti i vdekur Klisman Preçi, ndërsa është plagosur rëndë Ylli Brahimi. Ndërsa pak pas atentatit një makinë e djegur u gjet në Gramëz të Krujës, brenda secilës ishin edhe dy kallashnikovë. Ylli Brahimi 46 vjeç është nën kujdesin e mjekëve, ka marrë dëmtime në brinjë dhe në këmbë.

Ora 22:26
Ekskluzive/ Report Tv siguron VIDEO, ja momenti kur digjet makina e autorëve të atentatit në Milot

Report Tv ka siguruar video ekskluzive nga makina e djegur në Gramzë. Në video shihet makina në flakë që është përdorur nga autorët për atentatin në Milot.

Ora 22:08
Atentati në Milot, gjendet një makinë e djegur në Krujë (VIDEO)

 

Një makinë tip 'Audi' është gjetur e djegur në Krujë në Gramëz, pak pas atentatit me një viktimë dhe një të plagosur në Milot. Brenda makinës u gjet 2 armë tip 'Kallashnikov'.

 

Ora 22:08
Iu bë atentat në Milot, ndërron jetë një prej të plagosurve te Trauma

 

Një prej të plagosurve nga atentati i mbrëmjes së sotme në Milot ka ndërruar jetë. Mësohet se Klisman Preçi ka ndërruar jetë tek spitali i Traumës në Tiranë.

Ora 21:51
 ‘A kam plumb në kokë’, kush është viktima në Milot, i shpëtoi një atentati pak muaj më parë (VIDEO)

Klisman Preçi, i cili u ekzekuta në një atentat mbrëmjen e sotme, i ka shpëtuar një atentati pak muaj më parë. Ai ishte bashkë më kushëririn e tij Blerim Preçi, ku u qëllua nga një makinë në lëvizje.Klisman Preçi po udhëtonte me kushëririn e tij Blerim Preçi kur janë qëlluar nga një automjet.

Siç shihet në video, Blerim Preçi del i traumatizuar nga makina dhe qytetari dëgjohet teska këshillon 28-vjeçarin që të futet në lokal, ndërsa ka telefonuar ambulancën dhe policinë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 maj në Ishull-Lezhë, ku 28-vjeçari Blerim Preçi nga Miloti i cili po udhëtonte bashkë me kushëririn e tij, ranë pre e një atentati, ndërsa ende nuk ka asnjë autor të identifikuar.

Si ndodhi ngjarja?

Një 'Audi' gri u është afruar në parakalim dhe një person nga sedilja e pasme qëlloi me pistoletë ndaj makinës së tyre. Dyshohet se autorët i kanë ndjekur dy kushërinjtë Preçi, derisa u janë afruar dhe qëlluan. Sipas dëshmitarëve, Blerim Preçi, që ishte në timon, u hodh nga makina në lëvizje, e cila me pas devijoi dhe doli nga rruga. Ndërsa kushëriri i tij mbeti në makinë, ku ishte i ulur në sediljen e parë. Asnjë nga dy kushërinjtë nuk është plagosur nga të shtënat me armë, megjithëse disa plumba kanë goditur makinën e tyre sidomos në pjesën e përparme.

Kush është shënjestra, Blerim Preçi?
28-vjeçari kishte pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika dhe një nga pistat kryesore në të cilën po heton policia është pikërisht e shkuara e tij dhe aktiviteti i tij jashtë vendit, teksa nuk ka precedentë penale në Shqipëri. Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve, për të cilët nga sa mësohet janë larguar me shpejtësi në drejtim të Laçit me mjetin tip 'Audi' ngjyrë gri. Në vendin e ngjarjes u sekuestruan rreth 15 gëzhoja, ndërsa janë marrë dhe do të analizohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë të cilat mendohet se kanë filmuar makinën e autorëve.

1658519882_klismanpreci.jpeg

Ora 21:27
Mbeti i plagosur sot në Milot, Ylli Brahimi i shpëtoi edhe një vit më parë një atentati mafioz! I dënuar edhe për drogë

Ylli brahimi i cili ka mbetur i plagosur sot nga atentati, një vit më parë i ka shpëtuar një atentati mafioz në qendër të Milotit. Report Tv rikthen videon nga atentati i organizuar një vit më parë ndaj tij. Në video shihet sesi Brahimi ka qenë duke ecur qetësisht në rrugë në qendër të qytetit, i shoqëruar së bashku me 2 shokë, kur 2 persona me motor kanë ardhur me shpejtësi dhe qëllojnë me armë në drejtim të tij.

Në atë kohë, Brahimi mbeti i plagosur, ndërsa 2 shokët kanë shpëtuar. Siç shihet nga videoja, autorët të maskuar me skafandër dhe kapuçin e xhupit kanë qëlluar disa herë me breshëri në drejtim të 45-vjeçarit, duke e lënë të plagosur.

46-vjeçari Ylli Brahimi që mbeti i plagosur sot në Laç është një emër i njohur për policinë. Brahimi rezulton i dënuar për trafik droge. Brahimi ishte dënuar në vitin 2003 nga Gjykata e Shkodrës me 11 vjet burg për veprën penale, të “trafikimit të lëndëve narkotike”. Ylli Brahimi, nga Lezha, u arrestua në Itali me qellim ekstradimi nga Interpol Roma.

Ora 21:19
Zbardhen EMRAT, ja kush janë dy personat që mbetën të plagosur nga atentati në Milot

1658517830_policianaten.jpg

Report Tv ka zbardhur emrat e dy personave që kanë mbetur të plagosur nga atentati në Milot. Mësohet se viktima kanë mbetur Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi.