VLORE- Vetëm pak ditë pasi u emërua si drejtues i IEVP Vlorë, Egon  Velaj është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë. Ai akuzohet për shpërdorim detyre gjatë kohës kur ka ushtruar të detyrën e drejtorit të Aluiznit në Vlorë.

Gazetari i Report TV Armand Xhelili raporton se dënimi i Velajt është konvertuar në 12 muaj shërbim prove. Vendimi për Velajn është dhënë nga trupi gjykues me prokuror Anton Pali dhe gjyqtare Atalanta Zeqiraj.

Egon Velaj kishte vetëm një javë që ishte emëruar nga Ministria e Drejtësisë në krye të burgut të Vlorës.