VIDEO/ I burgosuri për drogë krijon art në fasadën e burgut të Vlorës, bën murale me portretin e Nënë Terezës

Edhe për pak ditë do të shënohet dita e shenjtërimit të Nënë Terezës më 5 shtator, ndërsa në fasadën e IEVP të Vlorës është bërë një murale me portretin e Nënë Terezës.

Mësohet se autor i murales është një person, i cili vuan dënimin prej 6 muajsh në këtë institucion. 35- vjecari nga fshati Trevllazër që vuan dënimin për bimë narkotike, po punon edhe vepra të tjera, si një mënyrë kjo për intergrimin e personave të tillë në shoqëri dhe komunitet.

Ky vit përkon me 8 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, e cila nëntëmbëdhjetë vjet pas vdekjes, u shndërrua në Shën Tereza, nga Papa Françesku në Vatikan. Në ceremonitë e shenjtërimit morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz.

Data 5 shtator është dita kur Nënë Tereza  fitoi çmimin” Nobel për paqe” në 1979, ndërsa 5 shtatori është dhe data e ndarjes nga jeta.

Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur