ELBASAN - Një person i ka shpëtuar vrasjes mesditën e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në një lokal në lagjen “28 Nëntori”.
Report Tv ka siguruar momentin kur Poli Boriçi, 53-vjeçar i vendos pistoletën në kokë Ermir Kërtezit në Elbasan në tentativë për ta ekzekutuar, por pistoleta nuk shkrepet dhe 50-vjeçari shpëton për mrekulli.
Ngjarja mesditën e së shtunës i shtangu të gjithë të pranishmit në lokalin në hyrje të qytetit të Elbasanit, i cili në ato momente ishte plot me klientë.
Gjithçka ka ndodhur për 37 sekonda. Në pamjet e siguruara duket objektivi i atentatit, 50-vjeçari Kërtezi, i veshur me bluzë të zezë. Ai fillimisht ndodhej brenda lokalit, kalon mespërmes ambienteve të jashtme të barit, dhe ndalet për pak sekonda jashtë.
Por lëvizjet e tij duket se janë ndjekur nga një tjetër person, i veshur me të bardha, me kapele të zezë, dhe në çantën e varur në trup mbante armën pistoletë. Atentatori Poli Boriçi ishte në kafe në shoqërinë e bashkëshortes.
52-vjeçari Boriçi çohet menjëherë, nxjerr pistoletën, ia vendos në kokë Kërtezit, por arma i bllokohet. Objektivi reagon shpejt, shtyn atentatorin e tij, dhe ka arritur të largohet me shpejtësi.
Boriçi e ka ndjekur për pak metra personin që donte ta eliminonte dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Por arratia i ka zgjatur vetëm pak pasi policia ka mundur ta lokalizojë dhe ta arrestojë.
Njëkohësisht, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës, armën e zjarrit pistoletë me të cilën autori 52-vjeçar tentoi të vriste 50-vjeçarin. Deri tani, motivi i vrasjes mbetet i paqartë.
Lajm në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Uniformat blu kanë reaguar pas atentatit të dështuar në një lokal në Elbasan.
Pas arrestimit të 52-vjeçarit blutë bëjnë me dije se kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit, pistoletë.
Njoftimi i policisë
Pas marrjes së njoftimit, rreth orës 13:00, se në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, një shtetas kishte tentuar të vriste me armë zjarri shtetasin E. K., 50 vjeç, shërbimet e Policisë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe veprimeve profesionale të kryera në kuadër të operacionit “Reagimi”, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit P. B., 52 vjeç.
Njëkohësisht, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën autori tentoi të vriste 50-vjeçarin.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
-
Ne e leme mbrapa meksiken! Ata jane te mbaruar! Ne te fikim ne pazar! Dhe ky i gjori kushedi si e ka patur hallin dhe shkoi ta vriste por nuk ndodhi! Jetegjati nuk behet jeteshkurter. Po si popull ne ja kalojme meksikes!
Përgjigju -
admiroj qetesine e zonjes
Përgjigju












Komente
Komento