Një 75-vjeçar është mbytur në Vlorë paraditen e sotme. Sipas policisë rreth orës 09:45 në lagjen "1 Maji" në Plazhin e Vjetër 75-vjeçari me inicialet A.D. është mbytur, teksa ishte futur për t'u larë.

Ai kishte shkuar vetë në plazh dhe disa minuta pasi ka hyrë në ujë ka ndërruar jetë. Trupi është dërguar në morg. Këtë sezon turistik disa pushues janë mbytur në bregdetin shqiptar. 75-vjeçari është viktima e dytë në Vlorë.

Ndërkohë që deri tani 3 pushues nga Kosova janë mbytur në plazhet shqiptare.