FRANCË -  Një 30-vjeçare shqiptare u gjet e pajetë në një kanal në Lunel të Montpellierit në Francë.  Silva Beqiraj, me origjinë nga fshati Havalejas, komuna Ndermenas të Fierit dyshohet se punonte si prostitutë në Montpellier. Ajo rezultonte e zhdukur prej 3 ditësh para se të gjendej e pajetë dhe e zhveshur në kanal.
 
A1 Report shkoi pranë shtëpisë ku ka jetuar Silva Beqiraj, në fshatin Havalejas. Lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Silvës, familjarët e kanë marrë nga shoqja e dhomës së 30-vjeçares, e cila i ka njoftuar menjëherë pasi e policia kishte identifikuar viktimën. Më tej familja e shqiptare ishte informuar nga Ambasada Franceze se duhej të shkonin në Montpellier për të identifikuar vajzën dhe për të tërhequr trupin.

silva beqiraj shtepia

Silva Beqiraj ishte e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve, të një djali dhe një vajze, të cilët jetojnë në fshatin Havalejas të Fierit.

Policia franceze bën me dije se ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë do i nënshtrohet një autopsie për të zbuluar shkaqet e vdekjes.
 
Silvana Beqiraj%u200F me logo
(Në foto: Viktima Silvana Beqiraj)

Trupi i pajetë i 30-vjeçares është zbuluar nga kalimtarë të rastit në një stacion pompimi midis Lunel dhe La Grande Motte. Ngjarja dyshohet se mund të ketë ndodhur edhe për hakmarrje, pasi rreth 2 vjet e gjysmë më parë në fshatin Havalejas është vrarë një person me çifte pas një konflikti për ta marrë dhe shfrytëzuar 30-vjeçaren.

france
(Në foto: Vendi u gjet trupi i pajetë i Silva Beqirajt) FOTO TË TJERA

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)