U gjet i djegur në makinë, kosovari kishte udhëtuar disa herë në Shqipëri/ Detaje+FOTO

U gjet i djegur në makinë, kosovari kishte udhëtuar disa herë në Shqipëri/ Detaje+FOTO

Viktima Xhafer Osmani

Xhafer Osmani nga Kosova, që u gjet i djegur në makinë dje në Fushë Krujë, në fshatin Borizan nuk e kishte herën e parë që vizitonte Shqipërinë. Nga publikimet në faqen e tij në Facebook duket që ai kishte qenë disa herë në Shqipëri.

Xhafer Osmani ka postuar foto nga Durrësi, Saranda dhe qytete të tjera të Shqipërisë gjatë vizitave në 2016 dhe 2017. Herën e fundit ai u fut në Shqipëri në datë 29 Prill 2018 nga Morina, ndërsa dje u gjet i karbonizuar brenda makinës së djegur në Fushë Krujë.

61 vjeçari Xhafer Osmani ishte beqar, ndësa sot kanë mbërritur nga Kosova nipi dhe vëllai për të dhënë më shumë informacione për të zbardhur ngjarjen.

Prokuroria ngriti fillimisht dyshimet e një vrasje për shkak të ndonjë lidhje intime të viktimës në Shqipëri, por për këtë pistë nuk ka shumë prova. Dyshime ka gjithashtu se 61 vjeçari kosovar, mund të jetë përfshirë në ndonjë aktivitet të jashtëligjshëm dhe vrasja është bërë për prishje pazaresh.

Pak persona janë shoqëruar që të kenë dijeni për ngjarjen, pasi grupi hetimor nuk ka shumë informacion për itinerarin dhe lëvizjen e Xhafer Osmanit në Shqipëri.





Fotot e publikuara nga Xhafer Osmani gjate vizitave ne Shqiperi

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?