U gjet i ekzekutuar mes plehrave në Peqin, identifikohet viktima me dy emra! Ish-anëtar i bandës së Lushnjes, i dënuar më parë për vrasje

U gjet i ekzekutuar mes plehrave në Peqin, identifikohet viktima me dy emra! Ish-anëtar i bandës së Lushnjes, i dënuar më parë për vrasje

1634481131_Sequence03.00103524.Still032.jpg

Alban Semaku, 38 vjeç është personi i cili u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në një zonë të pabanuar në Peqin. viktima deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali, ndërsa është ish-anëtar i bandës së Lushnjes.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për verifikimin e identitetit të shtetasit të vrarë me armë zjarri, i cili është gjetur në afërsi të lumit Shkumbin, në lagjen Çezmë, Peqin, pas verifikimeve të kryera, rezultoi se ishte shtetasi Alban Semaku, 38 vjeç, banues në Lushnjë, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.

Në vitin 2006, ky shtetas është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

Më datë 16.03.2015 është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit Alban Semaku, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”, një kre hër pistolete me 6 fishekë dhe dy doza heroinë.

Me vendimin e datës 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Lushnjë është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja” dhe është liruar nga burgu 06.05.2021, pasi ka vuajtur dënimin në  I.E.V.P Peqin.

 

 


Lajmi kryesor:

Gjendet i ekzekutuar me armë zjarri në Peqin ish-anëtari i bandës së Lushnjes! 38-vjeçari me dy emra, u vra 5 muaj pas doli nga qelia! I dënuar më parë për vrasje, kanosje e trafik droge!


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka

Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka