Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme (4 dhjetor) në lagjen nr 10 në Korçë, ku një 47-vjeçar me inicilaet M. Ç, u gjet i pajetë brenda automjetit të tij në rrethana misterioze.
Sipas policisë, mësohet se në mjet bashkë me viktimën ka qenë edhe një grua 37-vjeçare, e cila është identifikuar dhe arrestuar nën akuzën e prostitucionit.
Nga hetimet dhe nga ekzaminimet e deritanishme mjekoligjore, dyshohet se 47-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e hipertensionit.
“Është bërë i mundur identifikimi i shtetases V. Sh., 37 vjeçe, e cila rezulton se ka qenë në automjet, duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin M. Ç., kundrejt pagesës. Në vijim të veprimeve për rastin, është arrestuar në flagrancë shtetasja V. Sh., 37 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Prostitucioni”, njoftoi policia.
Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Uuu i rafte pika moranikut Edhe kush pa mmmmm
Përgjigju