U gjet i vrarë në makinë në Kamzë, 48-vjeçari drejtonte automjetin e 'Postman', po shkonte në punë! Report Tv sjell pamje nga vendngjarja

 

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka sjellë pamje ekskluzive nga vendngjarja në Zall Mner, në Kamzë aty ku mëngjesin e sotëm u gjet i vrarë me armë zjarri Lulzim Visha 48 vjeç banues në Kamëz.

Ai u gjet i vrarë në makinën që drejtonte, që i përket kompanisë Postman, që dërgon pako në gjithë Shqipërinë. Visha ka qenë duke shkuar në punë, momentin kur ndodhi ngjarja. Aty duken edhe grupi hetimor dhe mjekët ligjorë që po kryejnë ekzaminimin e vendngjarjes.

Dyshohet se Visha është vrarë si pasojë e një hasmërie të vjetër, pasi mësohet se vëllai i tij ka vrarë një person para disa vitesh.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Postieri vritet në makinë! Autorët me Porche të zi, djegin mjetin në Zall Herr! Viktimës iu bë pritë dhe u ekzekutua me silenciator! Bastisen banesat përreth (EMRI + VIDEO)


G.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

GJKKO/ Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi i pranishëm në seancë

GJKKO/ Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi i pranishëm në seancë