Për pesë ditë më radhe protestuesit, pasi i dëmtuan trotuaret, përdoren gurët për të qëlluar mbi uniformat blu të angazhuara në këtë protestë.

Gurët e trotuareve, tashmë të dëmtuara, kanë shkaktuar shpesh dhe dëmtimin e uniformave blu, duke e bërë të detyrueshem trajtimin spitalor të disa efektivëve që u vunë në shenjestër të protestuesve.

Trotuaret po pastrohen nga mjete të angazhuara nga bashkia e Tiranës ndërsa punonjësit e pastrimit po kujdesen që të largojnë të gjithë mbetjet e ngurta.

Hqja e gurve nga trotuaret përgjatë bulevardit vjen si nje tjetër masë, me qëllim shmangien e goditjes së forcave dhe mjeteve policor. Kujtojmë se gurët e trotuareve kanë qënë gjatë këtyre pesë ditëve një prej mjeteve të përdoruara nga protestuesit gjatë përplasjeve me policinë.

Lajm në përditësim